Politikë

Europol në Shqipëri, Xhafaj: Mundësi e mirë për çeljen e negociatave


               Publikuar në : 20:40 - 11/07/19 |
Opi Nion

Shqipëria është bërë vendi i parë në rajon ku Europol do të ketë një zyrë të tij. Në lidhje me ardhjen e Europol në Shqipëri ka reaguar ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhafaj shprehet se ky proces u finalizua me sukses përmes negociatave intensive të zhvilluara gjatë vitit të kaluar.

Po ashtu, Xhafaj ka theksuar se ardhja e Europol në vendin tonë do të ndikojë pozitivisht për çeljen e negociatave me BE.

“Lajm shumë i mirë që sot u finalizua hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses përmes negociatash intensive gjatë gjithë vitit të kaluar. Shoqëruar dhe me një sërë operacionesh të përbashkëta shumë të suksesshme, një pjesë e mirë e të cilave të inicuara në mënyrë proaktive nga vetë Policia e Shtetit. Kjo zyrë do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe një mundësi e mirë për çeljen e negociatave. Urime ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për këtë arritje pozitive”, shprehet Xhafaj./ Opinion.al E.Xh.

Pas