Aktualitet

EUROPOL me zyrë në Shqipëri


               Publikuar në : 11:59 - 11/07/19 |
geliano fataj

Në Tiranë është hapur Zyra Ndërlidhëse e EUROPOL-it. Një oficer do të punojë në një zyrë të posaçme në Policinë e Shtetit, për të intensifikuar bashkëpunimin.

Në ceremoninë për hapjen e zyrës mori pjesë Ministri i Brendshëm Lleshaj, Drejtorja Ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Bolle, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe oficerë ndërlidhës të vendeve partnere.

Ministri i Brendshëm tha se hapja e Zyrës Ndërlidhëse të EUROPOL-it në Tiranë, e para në rajon, është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për të parandaluar dhe trajtuar krimin e organizuar dhe kërcënimet që rrjedhin nga ky fenomen.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nënvizoi se asistenca e EUROPOL-it në përmirësimin e analizës së informacionit kriminal në përgjithëasi, si edhe përfshirja e

Policisë së Shtetit në hetimet dhe operacionet e përbashkëta, është një objektiv po ndiqet me vendosmëri e këmbëngulje, në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit ndërkombëtar, trafikut të lëndëve narkotike dhe migracionit të paligjshëm./Opinion.al

Pas