Evropa po përjeton rritje të infeksioneve me koronavirus.
Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia janë në mesin e shteteve që po regjistrojnë rritje të rasteve të reja. Franca ka raportuar për të dytën ditë me radhë mbi 4,000 raste të reja. Spanja ka regjistruar dyfishin e rasteve të Francës, ndërsa Italia kishte pothuajse 1,000 raste në ditë.
Ndërkaq në Gjermani, numri i rasteve të reja me koronavirus, brenda një dite po arrin shifrën prej mbi 1,500.
Sipas ekspertëve, kjo lidhet me udhëtimet gjatë verës të të rinjve, gjë që ka rritur frikën se virusi mund të rikthehet më fuqishëm gjatë vjeshtës.
Por, disa liderë evropianë kanë dhënë sinjale se nuk do të rikthejnë masat e izolimit, të cilat në shumë vende të botës kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike./Opinion.al