Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europa nuk na do të tillë!

2017/03/14 at 10:05 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Europa nuk na do të tillë!

Në një kohë ku gjithë vëmendja e shoqërisë, medias dhe politikës është përqëndruar në një zonë të nxehtë ku shtrihen dy pushtete në dukje të patundshme, të gjithë ne kemi harruar sesi dukemi nga një botëkuptim shumë i emancipuar, nga selitë e Europës.


Cfarë po ndodh në Shqipëri? Më kot përpiqemi të shkëpusim ndonjë frazë të thenë nëpër studio televizive e për ta analizuar me etjen për të ditur se ku po shkojmë, e cfarë do bëhet me ne, cfarë do bëhet me vendin tonë. Analistë të blerë e të shitur, figura tashmë të përsëritura e të mërzitshme në debate të dëgjuara shumë herë. Flitet për cadrën, flitet për ministrat, flitet për vetingun, por nuk flitet për emancipimin dhe përbuzjen që Europa ka ndaj mentaliteteve tona të ndryshkura. Europa nuk na do të tillë, nuk do të na pranojë kurrë të tillë. Ne gjykojmë, bërtasim, ulërasim dhe nuk flasim.

Kam qenë vazhdimisht në cadrën e partisë demokratike. Jo për të protestuar, por për ta parë situatën nga afër dhe për të kuptuar në themel pse shqiptarët protestojnë. Jam shumë dakord që ka një mijë e një arsye për të protestuar, por nuk jam dakord që në këtë protestë të flijohet vetingu.

Di të them nga ajo që shoh, se Shqipëria sot ndodhet në një situatë të paqartë ku të katërt pushtetet kanë harruar misionet e tyre duke humbur ekuilibrin dhe duke na larguar cdo ditë e më shumë nga vizioni për tu bërë pjesë e bashkimit europian.

Për sa i përket pushtetit legjislativ, sot Shqipëria ka një Kuvend pa opozitë. Institucionet pa opozitë sjellin diktaturën institucionale. Nëse PD tërheq komisionerët dhe kandidatët ne kthehemi në një shtet dictatorial.

Ngjarjet e fundit, largimi i katër ministrave, është një tërmet në qeverinë Rama. Duket se arsyeja e vërtetë është shumë larg justifikimit të dhënë nga kryeministri, mund të jetë një marrëveshje me Bashën për të zhbllokuar vetingun, mund të jetë një marrëveshje me Metën për të vazhduar koalicionin, mund të jetë edhe një strukturim i ndërkombëtarëve, (mos të harrojmë që vetëm para pak kohësh Z.Manjani tha se është kërkuar nga ndërkombëtaret shkarkimi i Tahirit), por mund të jetë edhe një skemë e Ramës. Kjo mbetet për tu vërtetuar.

Gjyqësori, drejtësia është në kulmin e degradimit të saj, vetingu është bllokuar, dhe media bashkë me të. Ka shumë pak raportime të asaj cka ndodh në të vërtetë, dhe shumë pak informacione të dhëna në shoqëri.

Duke e parë situatën me një vështrim të ftohtë, rinor dhe neutral ngre një shqetësim të madh. A do të na pranojë një ditë Europa si pjesë të sajën?

Europa është ai vend ku ne duam të shkojmë, të studiojmë e të jetojmë, është ai vend ku plasëm të shkojmë! Por Europa, nuk na do të tillë. Një shoqëri plot komplekse dhe frikë, që me indiferentizëm qëndron para gjithë këtyre ngjarjeve. Ne të gjithë si nënshtetas e banues në Shqipëri, kemi një detyrë sa morale aq qytetare. Ti kërkojmë llogari disa individëve të vetëshpallur udhëheqës, se ku janë duke e cuar vendin tonë. Të kërkojmë një debat public dhe ballafaques, sigurisht. Debat qytetar!

 

Nga Refxhei Tola, një 19 vjeçare e që ka shprehur komentet e saj për politikën në disa studio televizive, madje ka shprehur edhe dëshirën për tu bërë prokurore.



Ju sugjerojmë

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
Bota

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

15 Nëntor, 2025 11:57 am
Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë
Kryesore

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë

15 Nëntor, 2025 11:53 am
Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet
Kryesore

Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

15 Nëntor, 2025 11:51 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Para
Video/ E kapi burrin me dy femra në lokal, reagimi i saj nuk duhet humbur

Video/ E kapi burrin me dy femra në lokal, reagimi i saj nuk duhet humbur

Tahiri shfaqet përkrah Veliaj, përuron punët e Bashkisë

Tahiri shfaqet përkrah Veliaj, përuron punët e Bashkisë

Foto/ Luana Vjollca shtatzënë? Ja çfarë fshihet pas kileve të tepërta

Foto/ Luana Vjollca shtatzënë? Ja çfarë fshihet pas kileve të tepërta
















TE FUNDIT

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
15 Nëntor, 2025

Nga rregullimi i çmimit të pulës deri te vendosja e tarifave për cigaret, Hamasi po kërkon të zgjerojë kontrollin mbi...

Lexo më shumë

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë
15 Nëntor, 2025

Nga njësia nr. 3, ku po zhvillon dëgjesa publike me banorët për projektbuxhetin 2026, kryeministri Edi Rama komentoi sërish vendimin...

Lexo më shumë

Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet
15 Nëntor, 2025

Ogerta Manastirliu do të mbetet kandidatja e Partisë Socialiste për të drejtuar bashkinë e Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet....

Lexo më shumë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
15 Nëntor, 2025

Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com