Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europa League/ Vizat për kosovarët e Partizanit, provokon ambasada ruse në Tiranë, shkoni merrini në Beograd

2016/08/13 at 1:35 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Europa League/ Vizat për kosovarët e Partizanit, provokon ambasada ruse në Tiranë, shkoni merrini në Beograd

Pajisja me viza e dy lojtarëve kosovarë të Partizanit, Ibrahimi dhe Ramadani, ka marrë një trajektore të pritur gjatë ditës së djeshme. Nëse të enjten u fol për një përmirësim klime dhe një bashkëpunim frytdhënës mes klubit dhe ambasadës ruse në Tiranë, dje të kuqtë e kryeqytetit kanë marrë një goditje të rëndë nga Ambasada e Rusisë.

Punonjësit e ambasadës i kanë pranuar të enjten edhe dokumentat e dy lojtarëve kosovarë, por dje Partizani ka marrë një përgjigje “fyese” nga kjo përfaqësi. Burime pranë klubit kanë bërë me dije për gazetën se përfaqësia ruse ka lajmëruar kryeqytetasit se është e pamundur që Ramadani dhe Ibrahimi të pajisen me vizë në Tiranë. Sipas tyre, mundësia e vetme që këta lojtarë të pajisen me vizë hyrëse në Rusi është që dy lojtarët kosovarë të shkojnë në Beograd dhe të aplikojnë për vizë tek ambasada ruse në Serbi. Dihet që Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe qytetarët me pasaportë kosovare e kanë të pamundur të hyjnë në territorin rus.

Por ajo që e rëndon më shumë situatën është konteksti i përgjigjes së dhënë nga autoritete ruse në Tiranë, të cilët i quajnë kosovarët si pjesë e shtetit serb. Pra, duket qartë provokimi i tyre, pasi e çojnë Partizanin në Serbi që të marrë vizat e dy futbollistëve nga Kosova, Ylber Ramadani dhe Labinot Ibrahimi. Të dy lojtarët kanë qenë titullarë në ndeshjet që Partizani ka zhvilluar këtë verë në Kupat e Europës. Mungesa e tyre konsiderohet e rëndë­ sishme për trajnerin Adolfo Sormani. Zgjidhja Pas marrjes së kësaj përgjigjeje të ambasadës ruse për lojtarët kosovarë, zyrtarët e klubit kryeqytetas kanë vënë në dijeni UEFA­n, që është organizatorja e aktivitetit, e cila ditë më parë i bëri apel Federatës Ruse të Futbollit që t’i japë zgjidhje problemit. Përpos përgjigjes që do të marrë nga UEFA, në këtë rast Partizani ka nevojë edhe për ndihmën e qeverisë shqiptare, e cila me mekanizmat e saj mund të bëjë të mundur udhëtimin e dy kosovarëve me ekipin në transfertën e Krasnodarit.

Qeveria jonë mund të ndërmjetësojë me qeverinë ruse për pajisjen me viza të dy lojtarëve ose me një procedurë urgjente Ibrahimi dhe Ramadani mund të pajisen me pasaporta shqiptare. Fati i keq i Partizanit është se kjo është periudhë pushimi për institucionet tona.

Etiketa: Partizanirusivizat

Ju sugjerojmë

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Nisma ‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve: Një mesazh për natyrën e përbashkët

23 Gusht, 2025 9:37 am
Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale

23 Gusht, 2025 9:23 am
Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar
Aktualitet

Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar

23 Gusht, 2025 9:02 am
Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’
Te Fundit

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

23 Gusht, 2025 8:53 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:16 am
New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
Para
Mirditë/ Vrau bashkëfshatarin, dorëzohet pas rrethimit autori

Mirditë/ Vrau bashkëfshatarin, dorëzohet pas rrethimit autori

E zë korenti duke rregulluar prizën, vdes roja i puseve të naftës

E zë korenti duke rregulluar prizën, vdes roja i puseve të naftës

Himariotët kundër projektit të ri të qytetit, Nicholas Gage zbret në jugun e Shqipërisë

Himariotët kundër projektit të ri të qytetit, Nicholas Gage zbret në jugun e Shqipërisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Nisma ‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve: Një mesazh për natyrën e përbashkët

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
23 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm qytetarëve që t’i bashkohen nismës “Male të Pastra”, një aksion...

Lexo më shumë

Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale

Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale
23 Gusht, 2025

Para pak ditësh A. Aga, në të 50-tat e tij, humbi punën në call center në të cilën po punonte...

Lexo më shumë

Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar

Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar
23 Gusht, 2025

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme, në zonën e Kombinatit, ku u qëllua me armë...

Lexo më shumë

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’
23 Gusht, 2025

Sipas OKB-së në disa pjesë të Rripit të Gazës njerëzit vuajnë nga uria. Shefi i OKB-së për të drejtat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com