Shkëndija e Tetovës ka arritur të kualifikohet në fazën “play-off” të Europa League pasi ka mposhtur ekipin lituanez të Trakait me rezultatin 3-0. Kuqezinjtë kanë bërë gjithçka mirë duke përmbysur fitoren 2-1 të Trakait që ishte vendosur në Lituani duke kaluar më tej. Autorët e golave ishin Ibraimi dhe Hasani, i cili shënoi dy herë për skuadrën e tij. Tashmë Shkëndija e Tetovës nuk është më rastësi, pasi ashtu si sezonin e shkuar edhe këtë vit kuqezinjtë u kualifikuan në fazën play-off.