Manchester United e ka shkatërruar Fenerbahcen me rezultat 4-1 në duelin që u zhvillua në Old Trafford.
Djajtë e Kuq dominuan sfidën nga fillimi, edhe pse Mourinho vendosi të pushonte Ibrahimovicin i cili nuk u paraqit në këtë takim.
Pas gjysmë ore lojë, Kjaer shkaktoi një faul, ku nga pika e bardhë shënoi Paul Pogba.
Vetëm tri minuta më vonë (34’), Anthony Martial realizoi nga një tjetër penalti e akorduaer në të mirë të Djajve të Kuq. Në fund të pjesës së parë Pogba me anë të një gjuajtje të sakt realizoi për 3-0.
Në pjesën e dytë me të filluar fraksioni, Lingard (48’) shënoi për 4-0.
Një gol të nderit për mysafirët turk shënoi Robin Van Persie (83’) për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar. United kryeson grupin me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve, teksa pasohet nga Feyenoord që mposhti Zoryan në Roterdam.