Bota

Europa drejt rihapjes, aktualisht po jetojmë përmes një eksperimenti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 06/05/20 |
el ida

Europa po shkon ngadalë drejt rihapjes.

Parukierët në Gjermani i bashkohen punëtorëve të ndërtimit në Itali dhe Belgjikë dhe shitësve të makinave në Portugali, teksa rikthehen në punë.  Por, nëse imponimi i masave izoluese ishte një vendim i vështirë, kur dhe si të rihapet një shtet është akoma më e vështirë dhe e rrezikshme.

Duhet jo vetëm një ekuilibrimi i shëndetit të njerëzve me mirëqenien ekonomike, por edhe përballja ndaj disave që thjesht nuk duan të kthehen në normalitet. Sigurisht, ka nga ata që thjesht duan të kthehen në punë, të shkojnë në një bar, të shijojnë ushqimin e tyre të preferuar në restorantin e tyre lokal, të hipin në një aeroplan dhe të pushojnë në një plazh. Megjithatë ka edhe të tjerë që nuk duan diçka të tillë. Ata janë të friksuar dhe nuk duan t’a ekspozojnë veten ndaj rrezikut të infektimit me virus.

Njerëzit e moshuar, ata me probleme shëndetsore ose jetësore, janë më të rrezikuar. Për ta, një udhëtim i thjeshtë jashtë është shumë më i rrezikshëm sesa për shumicën e njerëzve më të rinj, më të shëndetshëm. Atëherë, nuk është për t’u habitur që ata janë më pak të gatshëm të hipin në tren ose të kthehen në zyrë.

Për shembull, një sondazh në Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk ka vendosur ende një plan për t’u rihapur, sugjeroi së vetëm 20 % e njerëzve të pyetur besojnë se është koha e duhur për të konsideruar rihapjen e shkollave, restoranteve, pubs dhe stadiumeve.

Në thelb është e kuptueshme që disa njerëz janë të frikësuar; shtëpia është një hapësirë e sigurt, hapësira e vetme e sigurt. Të tjerë ju bindën qeverive të tyre duke qëndruar në shtëpi, për të ndihmuar në mbrojtjen e jetës, e kanë ndjekur këtë këshillë dhe vazhdojnë i binden atyre, edhe kur mesazhet kanë ndryshuar.

Është një klishe të thuash se ne të gjithë jemi të ndryshëm, por është e vërtetë. Ne kemi përballuar izolimin, kemi menaxhuar frikën tonë dhe kufizimet e lirive tona, si dhe rreziqet me të cilat përballemi në mënyrat tona individuale, sepse ato po ndikojnë tek ne të gjithë, individualisht. Por qeveritë kanë nevojë që ne të veprojmë në një mënyrë relativisht të njëtrajtshme, pra të gjithë të sillen njësoj dhe kjo gjithmonë do të jetë e vështirë.

Aktualisht po jetojmë përmes një eksperimenti të shëndetit publik, ekonomik, politik dhe shoqëror dhe askush nuk e di se cilat do të jenë rezultatet, ose si do të jetë shoqëria kur kjo situatë të përfundojë./Opinion.al

Pas