Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

2025/06/04 at 5:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

Delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha zhvilloi një takim të rëndësishëm me eurodeputetin Michael Gahler, drejtues i Misionit të Vëzhgimit të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe koordinator i grupit parlamentar të EPP në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.


Berisha e falënderoi Gahler për përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe për drejtimin profesional dhe objektiv të misionit vëzhgues të PE në farsën elektorale të 11 Majit 2025.

Ai theksoi se përkushtimi i eurodeputetëve si Gahler për demokracinë, sundimin e ligjit dhe standardet zgjedhore është thelbësor për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Gjatë takimit, Berisha dhe Gahler ndanë shqetësimin e thellë për situatën alarmante në të cilën u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku:

  • Të gjithë liderët kryesorë të opozitës, z. Berisha, z. Meta dhe z. Mediu, u përballën me persekutim politik dhe ndjekje të montuara penale gjatë vitit zgjedhor duke dëmtuar rëndë partitë opozitare dhe opozitën në përgjithësi;
  • Pati shpërdorim masiv të burimeve publike, përfshirë bonuset për pensionistët për votë, falje të gjobave për vota, punësime për vota, legalizime, leje ndërtimi për vota dhe tenderime për votë në funksion të fushatës së Partisë Socialiste;
  • Sistemi i patronazhimit u riaktivizua dhe perfeksionua si polici politike për të ushtruar presion mbi administratën publike dhe qytetarët, duke kontrolluar vullnetin e zgjedhësve dhe ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor.

Diskutimi u përqendrua në shqetësimin serioz për përfshirjen e grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në zgjedhje, ku sipas të dhënave të dokumentuara nga opozita:

  • 28 kandidatë të Partisë Socialiste janë mbështetur nga grupe kriminale në 10 qarqe të vendit;
  • Këto grupe janë koordinuar nga Ergys Agasi, i emëruar nga Kryeministri Rama për të bashkëpunuar me rrjete kriminale që kanë marrë në kontroll portet dhe hekurudhat e vendit, për trafik droge dhe veprimtari të tjera të jashtëligjshme;
  • Ndërtimet masive në Tiranë dhe qytete të tjera po përdoren për të pastruar paratë e krimit të organizuar, përmes individëve të lidhur me banda kriminale, ndihmuar nga drejtoresha e lejeve të ndërtimit, vartëse direkte e Edi Ramës, e emëruar nga banda e Elbasanit e cila njihet për lidhjet e ngushta me ministrin Taulant Balla, dhe Edi Ramën, përmendur edhe në përgjimet ndërkombëtare SKY/Encrochat.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte manipulimi i votës së diasporës, ku u theksua se është shkelur e drejta kushtetuese e mijëra shqiptarëve jashtë vendit për të votuar lirshëm.

Berisha theksoi përmasat e frikshme të manipulimit të kësaj vote nga rrjeti i patronazhistëve të Partisë Socialiste dhe mungesën totale të transparencës në procesin e administrimit dhe numërimit të saj.

Kreu i PD nënvizoi se rezultati i zgjedhjeve nuk reflekton vullnetin e qytetarëve shqiptarë, dhe se opozita do të vazhdojë betejën e saj për transparencë dhe zbardhje të plotë të shkeljeve, përmes mbledhjes dhe dokumentimit të mijëra provave, që do t’u përcillen institucioneve të BE-së dhe organizmave ndërkombëtarë.

Ai kërkoi mbështetjen e Gahler dhe europarlamentarëve për sigurimin e votës së lirë në Shqipëri si themeli i çdo procesi demokratik dhe kusht për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e integrimit europian.

Gahler garantoi se do të ndjekë çështjen e Shqipërisë me objektivitet dhe prioritet, në emër të misionit të tij, dhe se do të mbështesë çdo përpjekje për përmbushjen e standardeve demokratike dhe kritereve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në takim merrnin pjesë: Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, Kryetarja e LDG, Albana Vokshi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku.



Ju sugjerojmë

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Para
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
















TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com