Miratimi i Reformës në Drejtësi ka qenë thirrja e eurodeputetit Knut Fleckenstein, i cili ndodhet për një vizitë në qytetin e Shkodrës. Ai edhe një herë iu është drejtuar deputetëve shqiptarë të votojnë brenda 6 javësh, reformën në drejtësi.
Gjatë fjalës së tij deputeti i Parlamentit Europian tha se “ka interesa të disa individëve që nuk duan ta votojnë”, por reforma në drejtësi duhet të votohet brenda 6 javëve.
I pyetur edhe pajisjen e përgjimit aq të debatuar nga politika shqiptare, ai tha se “jam informuar mbrëmë për të. Nuk di të them nëse pajisja është përgjuese, por nëse do të kishte një pajisje të tillë, kjo do të ishte problem dhe përgjegjësit duhet të vendosen para drejtësisë.”