Aktualitet

Eurobondi, Shqipëria merr 650 milionë euro borxh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:02 - 18/11/21 |
Opi Nion

Shqipëria ka marr borxh 650 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.

Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomise  Delina Ibrahimi.

Mësohet se kërkesa nga investitorët për eurobondin shqiptar ka qenë e lartë, çka përbën një lajm të mirë për ekonominë, pasi flet për nivel të lartë të besueshmërisë. Më herët edhe vendet e tjera të rajonit, si Serbia kanë emetuar me sukses eurobondet e tyre, duke përfituar nga normat e favorshme të interesit në këtë moment në tregun ndërkombëtar.

Një arsye kjo për të cilën edhe qeveria jonë përshpejtoi emetimin e eurobondit. Borxhi me vlerë 650 milionë euro do të përdoret për të shlyer një pjesë të borxhit të huaj dhe për të financuar deficitin buxhetor. Ky është eurobondi i pestë që emeton Shqipëria, që prej vitit 2010 kur doli për herë të parë në tregjet ndërkombëtare për të siguruar borxh.

Në total, nëpërmjet eurobondeve janë siguruar 1.15 miliardë euro, shumë që rritet në 1.8 miliardë euro me eurobondin e emetuar sot.

Pas