Mazhoranca dhe opozita vijojnë të përplasen në lidhje me 650 milionë eurot e përfituara nga Eurobondi. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë si një sukses spektakolar për Shqipërinë, ndërsa opozita thekson se kjo shumë parash është borxh i cili do të paguhet nga qytetarët.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet në rrjetet sociale se 200 milionë euro të përfituara nga Eurobondi do të përdoren për të shlyer borxhin e vitit 2015. Sipas tij, 450 milionë euro qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.
Reagimi
VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh!
VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!
VËMENDJE! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.
Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë./ Opinion.al