Euro prej më shumë se dy muajsh po vijon një rënie drastike në kursin e këmbimit valutor.
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri në tregun vendas. Një euro këmbehet sot me 124.7 lekë. Euro po luhatet ne nivelet më të ulëta që nga viti 2009.
Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që sipas ekspertëve po kanalizohet përmes ndërtimeve.
Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i deeuroizimit, të nisur nga Banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.