Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro në rritje gjatë janarit, arrin nivelin më të lartë në dy muaj

2022/01/15 at 8:53 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro e nis javën në rënie, shënon rekord të ri për 14 vitet e fundit

Euro po shënon një rritje të qëndrueshme në kursin e këmbimit me lekun gjatë gjysmës së parë të janarit.


Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të premten euro u këmbye me 122.3 lekë. Kjo është vlera më e lartë e kursit të euros që prej datës 12 nëntor të vitit të kaluar. Në atë periudhë, leku nisi një mbiçmim të pazakontë për këtë periudhë të vitit, rënie që vazhdoi pothuajse deri në fund të vitit kalendarik, e nxitur në gjysmën e dytë të dhjetorit edhe nga dinamikat sezonale.

Një faktor që besohet se e ndikoi kursin e këmbimit ishte edhe Eurobondi i siguruar nga qeveria shqiptare në muajin nëntor. Mbulimi i pjesshëm i deficitit buxhetor me këto para besohet se e rriti ofertën e euros në tregun valutor. Kjo tendencë e çoi kursin në nivelin më të ulët që prej vitit 2007. Megjithatë, duke filluar nga data 29 dhjetor, tendenca u përmbys dhe qysh atëherë euro iu kthye rritjes, rritje që ka marrë një ritëm më të shpejtë në javën e dytë të janarit.

Agjentët e tregut valutor shprehen se gjatë janarit është vërejtur një rritje e kërkesës për euro, megjithatë është e vështirë të kuptohet nga cilat palë apo subjekte mund të vijë kjo kërkesë e shtuar. Nëse kërkesa qëndron në këto nivele, ekspertët nuk përjashtojnë që mbiçmimi i euros kundrejt lekut të vazhdojë. Gjithsesi, për momentin rritja e euros ngelet ende në përmasat e korrektimit të rënies, deri diku të papritur, që u shënua në periudhën nëntor-dhjetor.

Në fund të 9-mujorit 2021, deficiti i llogarisë korrente të vendit zbriti në 607 milionë euro, 16.7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, shtrenjtimi i mallrave të importit, që u theksua sidomos në tremujorin e fundit të vitit, ngelet një faktor që potencialisht mund të ushtrojë presione nënçmuese në kursin e këmbimit të lekut kundrejt euros, që është monedha kryesore në të cilën kryhen transaksionet e tregtisë së jashtme të vendit.

Ekuilibrat e Bilancit të Pagesave do të varen nga masa në të cilën tregtia e shërbimeve, të ardhurat e tjera parësore dhe dytësore (sidomos ato nga puna dhe remitancat) dhe llogaria financiare (kryesisht investimet e huaja direkte) do të arrijnë të balancojnë efektin e pritshëm negativ të rritjes së çmimeve në bilancin e tregtisë së mallrave. Sidoqoftë, ekspertët janë të mendimit se faktor me ndikim në kursin e këmbimit ngelen edhe prurjet informale të valutës nga jashtë, që shpesh lidhen me aktivitete të jashtëligjshme.

Indikator i ofertës së euros janë prurjet në formën e depozitave bankare, që vitin e kaluar shënuan rritje në nivele mjaft të larta. Në fund të nëntorit 2021, depozitat në monedhën europiane arritën vlerën e 5.3 miliardë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto depozita janë shtuar me 800 milionë euro ose 17.7%./Monitor

Etiketa: eurorritjeshqiperi


Ju sugjerojmë

Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së
Bota

Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së

21 Gusht, 2025 8:45 am
Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t
Aktualitet

Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t

21 Gusht, 2025 8:39 am
Jo vetëm ushqimet, por po shtrenjtohen edhe produktet e tjera
Aktualitet

Jo vetëm ushqimet, por po shtrenjtohen edhe produktet e tjera

21 Gusht, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025 8:26 am
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

20 Gusht, 2025 10:37 pm
Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
Rajoni

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

20 Gusht, 2025 10:14 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
Bota

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

20 Gusht, 2025 9:21 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
Para
Shkencëtarët në kërkim të vaksinës me spërkatje në hundë për të luftuar Covid-19

Shkencëtarët në kërkim të vaksinës me spërkatje në hundë për të luftuar Covid-19

“The Chicago Tribune”/ 50 shqiptarë sjellin nuset e tyre në Shtetet e Bashkuara

"The Chicago Tribune"/ 50 shqiptarë sjellin nuset e tyre në Shtetet e Bashkuara

Me kallashnikov me vete, policia arreston 17-vjeçarin në Kukës

Me kallashnikov me vete, policia arreston 17-vjeçarin në Kukës
















TE FUNDIT

Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së

Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së
21 Gusht, 2025

Garancitë e sigurisë për Ukrainën pritet të jenë një sfidë e madhe për vendet e BE-së, si për sa i...

Lexo më shumë

Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t

Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t
21 Gusht, 2025

Siç bën me dije Policia, ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është kthyer në banesë gjatë orëve të natës, 21 gusht....

Lexo më shumë

Jo vetëm ushqimet, por po shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Jo vetëm ushqimet, por po shtrenjtohen edhe produktet e tjera
21 Gusht, 2025

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 21 gusht 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
21 Gusht, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com