Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro mund të funksionojë edhe pa Shengenin

2016/02/03 at 10:31 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Euro mund të funksionojë edhe pa Shengenin

Nga Guntram B. Wolff

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, paralajmëroi kohët e fundit se “pa Shengenin dhe lëvizjen e lirë të punëtorëve dhe qytetarëve, euro nuk ka kuptim”. Dhe në fakt, janë monedha e përbashkët dhe aftësia për të udhëtuar lirshëm dhe pa dokumente identifikimi, ato që lidhin shumicën e evropianëve me BE-në. Pra, si qëndron realisht raporti mes sistemit të Shengenit dhe euros?

Së pari, rreth 1.7 milionë njerëz në zonën Shengen, e fitojnë pagën e tyre mujore në një vend të ndryshëm nga ku ata jetojnë. Këta njerëz, do të preken drejtpërdrejt nga rifutja e kontrolleve kufitare. Pritja e gjatë në pikat kufitare, do t’i bëjë më të vështira udhëtimet e tyre, si dhe do të rrisë kostot ekonomike.

Në varësi të supozimeve të ndryshme, këto kosto mund të arrijnë në 3-4 miliardë euro në vit. Për zonën e Shengenit si një e tërë, kjo nuk është një shifër dramatike. Megjithatë disa vende si Sllovakia dhe Luksemburgu do të goditen më fort nga të tjerët. Në krye të tyre mund të jenë kostot shtesë, për më shumë udhëtime personale dhe të biznesit në Evropë.
Sipas Eurostat, çdo vit kryhen rreth 200 milionë udhëtime nga një vend i BE-së në tjetrin. Shpenzimet madje mund të dyfishohen. Më të rëndësishme mund të jenë shpenzimet në transportin e mallrave. Kamionë dhe furgonë të panumërt, janë në qarkullim në Evropë. Më shumë se 18 milionë kamionë hyjnë në Gjermani çdo vit, nëpërmjet rrugëve me pagesë.

Futja e kontrolleve në kufirin gjerman, do të ketë pasoja të rëndësishme për proceset e Tregtimit Ndërkufitar dhe prodhimit. Megjithatë është e vështirë të vlerësohen kostot, pasi kjo do të varet nga kohëzgjatja e pritjes në kufi.Gjithësesi, do të qe gabim të mendohet se monedha e përbashkët nuk do mund të funksionojë pa Shengenin.
Irlanda dhe Qiproja janë jashtë Shengenit. Të dyja vendet mund të kenë probleme ekonomike, por kjo nuk ka të bëjë me kontrollet kufitare. Është megjithatë e vërtetë, se ekonomia e euro-zonës është tashmë më në fund duke fituar një farë vrulli. Janë duke u krijuar vende të reja pune, dhe papunësia po bie.

Futja e kontrolleve të rrepta kufitare, e kombinuar nga një tjetër shok financiar, ndoshta nga Kina, mund të shkaktojë fundin e ringritjes ekonomike. Për këtë arsye, Zhan Klod Junker, Angela Merkel dhe Volfgang Shojble kanë të drejtë. Evropa ka nevojë për një zgjidhje evropiane ndaj krizës së refugjatëve. Refugjatët duhet të regjistrohen në mënyrë më efektive në kufijtë e jashtëm të BE-së, dhe lipset të ketë të dhënat të përbashkëta mes vendeve evropiane.

Vendimi për t’i shpërndarë refugjatët në të gjithë BE-në, duhet të vihet në praktikë. Në një periudhë afatmesme, zona e Shengenit do të duhet të ketë një lloj sistemi të azilit të harmonizuar, ku mbështetja e dhënë ndaj refugjatëve të shtrihet në të gjithë Evropën, dhe ndoshta edhe të financohet nga qendra, Brukseli.

Pa një zgjidhje evropiane, presioni politik do të rritet dhe Shengeni do të gjendet në rrezik. Kjo nuk nënkupton automatikisht fundin e euros – por kriza do të jetë e kushtueshme. Klima politike që prodhohet nga kjo situate, mund të jetë edhe më shqetësuese. A mund të jetë rënia e Shengenit, hapi i parë drejt rinacionalizimit të fushave të tjera politike?

Bruegel – Në shqip nga bota.al

Ju sugjerojmë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…
-U tha në Opinion

“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…

4 Shtator, 2025 10:13 pm
Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama
-U tha në Opinion

Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama

4 Shtator, 2025 10:07 pm
“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë
-U tha në Opinion

“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë

4 Shtator, 2025 10:05 pm
Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…
-U tha në Opinion

Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…

4 Shtator, 2025 10:01 pm
Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit
-U tha në Opinion

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit

4 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
Të pasme perfekte?! Po për 6 minuta…

Të pasme perfekte?! Po për 6 minuta...

Bej forever

Bej forever

Historia e Aishe Pojanit, gruas që varrosi të shoqin në oborrin e shtëpisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
4 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”,...

Lexo më shumë

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
4 Shtator, 2025

Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë...

Lexo më shumë

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
4 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij...

Lexo më shumë

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com