Policia gjermane ka ndaluar për rreth 50 tifozë italianë pak minuta para nisjes së ndeshjes Itali-Shqipëri në Dortmund.
Mësohet se grupi i mbështetësve u ndalua para se të vinte në kontakt me tifozë të tjerë shqiptarë pranë një restoranti.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, ata janë ndaluar nga forcat e rendit pasi tentuan të hynin në stadium me thika dhe fishekzjarrë.
Ata do të mbahen të ndaluar për 24 orë, në pritje të vlerësimit nga organet e drejtësisë.