Skuadra e Zvicrës ka mundur të gjejë e para rrugën për në portën e Anglisë, duke kaluar e para në avantazh në minutën e 75.
Një aksion i djemve të Murat Yakin është finalizuar më së miri nga “bomberi”, Breel Donald Embolo, i cili shtyn topin lehtshëm për ta dërguar në rrjetën e Pickford.
Por ky avantash u përmbys pasi në minutën e 80, kanë qenë anglezët ata që kanë barazuar shifrat.
Ishte Bukayo Saka, i cili barazoi shifrat në 1 me 1 duke ndezur sfidën kundrër “Helvetëve”.
Anglia përballet në sfidën e sotme me Zvicrën për të siguruar një biletë në gjysmëfinalet e Euro 2024.