Në “Shtëpinë e Futbollit” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure stërvitjen e parë pas grumbullimit dhe zbardhjes së listës nga Sylvinho.
Trajneri kishte grupin në dispozicion dhe si fillim trajnimi ishte i karakterit qetësues, me disa vrapime dhe ushtrime të lehta. Përpara Euro 2024 në Gjermani, Kombëtarja do zhvillojë dy miqësore, më 3 qershor kundër Lihtenshtajnit dhe më 7 qershor kundër Azerbajxhanit (të dyja në Hungari).
Pritet që lista e publikuar nga Sylvinho të hënë të jetë ajo finale, nëse nuk do ketë dëmtime. Pritet që nga 27 futbollistë, njëri prej tyre të largohet dhe deri më 7 qershor FSHF do ketë depozituar në UEFA listën finale me 26 emrat që Sylvinho do ketë gati për në Grupin B të Euro 2024.