Gjermania përballet me Danimarkën në ndeshjen me eliminim direkt të raundit të 16-s në Dortmund.
Do të jetë një sfidë e luftuar dhe e bukur nga të dyja ekipet, kjo për shkak se vendos çerekfinalisten e dytë.
Dy përfaqësueset janë përballur mes tyre 28 herë. Peshorja anon nga “pancerat”, që kanë fituar 15 ndeshje, kundrejt 8 fitoreve të danezëve. 5 përballje mes tyre janë mbyllur në barazim.