Euro 2024 e nisi këtë të shtunë me Grupin F, ku u zhvillua sfida midis Gjeorgjisë dhe Çekisë dhe skuadrat që barazuan 1-1.
Për të dyja kombëtaret kjo ishte pika e parë në këtë turne, ndërsa për Gjeorgjinë ishte pika e parë në një kompeticioni madhor si Europiani.
Pas humbjes 3-1 me Turqinë në ndeshjen e parë, skuadra e Gjeorgjisë ia doli t’u merrte një pikë çekëve. Dueli nisi më mirë për Çekinë, teksa shënoi me Hlozek në minutën e 23, por gjithçka u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë.
Në limitet e pjesës së parë Gjeorgjia siguroi avantazhin me Mikautadze, sulmuesin që shënon golin e dytë në këtë turne.
Skuadra e Çekisë barazoi në pjesën e dytë në minutën e 59-të barazoi me Schick.