Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro 2024/Arlind Ajeti: Kemi 3 finale të vështira, do jetë e vështirë dhe shpresojmë… 

2024/06/11 at 2:50 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Euro 2024/Arlind Ajeti: Kemi 3 finale të vështira, do jetë e vështirë dhe shpresojmë… 

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti ka dalë në konferencë për mediat nga Dortmundi, ku “kuqezinjtë” po përgatiten për ndeshjen e parë të EURO 2024 atë ndaj Italisë, që zhvillohet më 15 qershor në “Signal Iduna Park”. 


Ajeti deklaroi se pjesëmarrja në Europian si për herë të parë ashtu edhe për të dytën herë jep shumë emocione. 

Mbrojtësi 30-vjeçar theksoi se do japin maksimumin për çdo ndeshje, pasi të treja janë finale për Shqipërinë. Sa i përket sulmuesit më të rrezikshëm të Italisë, sipas Ajetit ai është Scamacca. 

Si ndihesh që je grumbulluar për të dytën herë në Europian? “Shumë mirë, besoj se çdo lojtar që është grumbulluar ndjehet mirë është diçka speciale.” 

Çfarë do bësh ndryshe në këtë Europian dhe a do kesh më shumë minuta në dispozicion? “Nuk e di çfarë do bëj ndryshe, unë mundohem gjithmonë të jem pranë ekipit. A do luajë apo jo e vendos trajneri, unë do e mbështes Kombëtaren si në fushë ashtu edhe jashtë saj. “ 

Gjatë sezonit kem pasur dëmtime, a je 100% gati? “Po, dëmtimet janë pjesë e futbollit. Unë besoj se jam përgatitur mirë dhe miqësoret kanë qenë të rëndësishme për mua dhe besoj se jam gati.” 

A shpresoni që do keni rezultat pozitiv? “Shpresat janë që për çdo ndeshje të jemi mirë, në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne do të japim maksimumin dhe si në ndeshjen e parë dhe të fundit ne do të japim maksimumin.” 

Si kanë rezultuar analizat e kundërshtarëve, cilit i duhet kushtuar më shumë vëmendje? “E kemi analizuar të gjithë ekipin e italianëve, në ditët e ardhshme sot e nesër do t’i shohim edhe specifikisht sulmuesit.” 

Sulmuesi më i rrezikshëm i Italisë? “Çdo sulmues duhet parë me kujdes, pasi kanë lojtarë me cilësi të lartë. Besoj se Scamacca për momentin është shumë i rrezikshëm, por duhet parë çdo lojtar.” 

Italia kampionia në fuqi, si e përjetoni që do ndesheni me të në takimin e parë? “Europiani është gjithmonë i veçantë dhe besoj se çdo lojtar e ka ëndërr që të jetë njëherë pjesë e Europianit. Është diçka shumë e veçantë, duhet të japim maksimumin.” 

Besoni për ecuri pozitive? “Ne i besojmë vetes, ekipit dhe çdo lojtari që është i grumbulluar, ne do japim maksimumin, pastaj do të shohim.” 

Grupi i ferrit: “Kemi tre finale, çdo ndeshje është speciale për ne. Do jetë e vështirë dhe shpresojmë të bëjmë diçka të veçantë”. 

A është kjo skuadër më e fortë se ajo e 2016? “Nuk di të them nëse skuadra është më e fortë, por kemi shumë cilësi dhe shumë lojtarë vijnë nga ekipe të mëdha. Kualiteti duket në ekip, pasi kemi lojtarë shumë në formë.” 

Këshilla lojtarëve që janë për herë të parë në Europian: “Është e veçantë edhe për ne edhe pse është hera e dytë. Do të jetë sërish e veçantë, pasi nuk përshkruhet me fjalë. Emocionet janë të ndryshme, ndonëse është e dyta herë. Ne mundohemi të mbështetim çdo lojtar edhe më të ri.” 

I keni bërë llogaritë këtë edicion, si i mendoni? “Llogaritë nuk i kemi bërë, ne do të shohim ndeshje pas ndeshje. Kemi të parën me Italinë dhe më pas do të shohim më tutje. 



Ju sugjerojmë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Para
Parlamenti i rrëzoi amendamentin, Basha: U hodh poshtë pa asnjë debat! Aksioni i Bardhit dhe Berishës teatër që i shërben Ramës 

Apeli i dha vulën Berishës, zbulohet lëvizja e Lulzim Bashës 

I dënuar me mbi 10 vjet burg në Itali për tentativë vrasje dhe vjedhje, arrestohet 29-vjeçari me 3 mbiemra  

Emri/Përplasi të miturin me makinë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë 

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Gjendet në ujërat e lumit Lana, 40-vjeçari humb jetën në spital. Ja çfarë dyshohet 
















TE FUNDIT

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
19 Nëntor, 2025

Absolutisht asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesve. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve pas...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com