Rajoni

EULEX kontroll në shtëpinë e Jakup Krasniqit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 04/11/20 |
Opi Nion

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë. Deri më tani nuk është e qartë përse forcat EULEX po ushtrojnë kontroll në shtëpinë e Krasniqit.

Kujtojmë se Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ministër dhe poste të tjera të rëndësishme.  Aktualisht Krasniqi është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate./ Opinion.al

Pas