Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Etilda Gjonaj “fshin” njerëzit e LSI: Largohen 63 punonjës nga Shërbimi i Provës

2018/03/24 at 3:46 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Etilda Gjonaj “fshin” njerëzit e LSI: Largohen 63 punonjës nga Shërbimi i Provës

63 persona, të punësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës janë pushuar nga puna me urdhër të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.


Në njoftim thuhet se “Departamenti i Administratës Publike ka konstatuar se në periudhën Janar 2014-Gusht 2017 (kur Shërbimi i Provës dhe Ministria e Drejtësisë drejtohej nga LSI) figurojnë të paguar si nëpunës 92 punonjës në kundërshtim me ligjin”. Për 63 prej tyre ka nisur menjëherë procedura e largimit nga puna. Më herët, për arsye të ndryshme janë larguar dhe shumë të tjerë nga Shërbimi e Provës.

Njoftimi i plotë

MINISTRIA E DREJTËSISË

Tiranë, 24.03.2018

Në kuadër të verifikimit ligjor të dokumentacionit lidhur me rekrutimin dhe detyrimet kontraktuale të personelit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës (DPSHP) në muajin shtator 2017 ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare kryerjen e një auditi nga ana e Departamentit të Administratës Publike.

Në bazë të ligjit “Për Nëpunësin Civil”, DAP është njësia përgjegjëse për Shërbimin Civil në organet shtetërore. DPSHP kanë organikë 148 punonjës dhe aktualisht drejtohet nga z. Ëngjëll Hysi i emëruar në këtë detyrë nga ish-ministri i Drejtësisë, z. Gazmend Bardhi.

Në raportin përfundimtar të DAP, është konstatuar se në periudhën janar 2014-gusht 2017, kohë në të cilën institucioni drejtohej nga z. Ilir Qafa, figurojnë të paguar si nëpunës të Shërbimit Civil 92 punonjës, të cilët nuk janë rekrutuar sipas procedurave të konkurrimit të organizuara nga DAP.

Në rekomandimet e bëra nga DAP është kërkuar:

1. Shpalljen të pavlefshme të aktit të emërimit, apo komandimit të këtyre punonjësve, të emëruar në kundërshtim me ligjin.
2. Ndërprerje e menjëhershme të marrëdhënieve të punës për punonjësit që vazhdojnë të jenë në detyrë të emëruar në kundërshtim me ligjin.
3. Vendet vakante, të plotësohen sipas ligjit “Për nëpunësin civil”.
Në zbatim të rekomandimeve të DAP, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës ka filluar procedurën e dëgjesave, për 63 punonjës të emëruar në mënyrë të paligjshme, të cilët janë njohur me përfundimet e raportit, shkaqet ligjore të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, si dhe janë dëgjuar për pretendimet që ata kanë. Pjesa tjetër prej 29 punonjësish të emëruar me këtë formë janë larguar më parë, për arsye të ndryshme.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës po merr të gjitha masat për të rivendosur ligjshmërinë në ushtrimin e funksionit të këtij institucioni duke respektuar gjithashtu të drejtat e punonjësve të punësuar në kushtet e shkeljes së ligjit mbi nëpunësin civil.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës siguron punonjësit dhe publikun se në asnjë rast nuk ka ushtruar asnjë lloj presion ndaj punonjësve për dhënie dorëheqje, e drejtë kjo që ushtrohet me vullnetin e vet punonjësit. Për më tepër që DPSHP ka filluar tashmë procedurat ligjore të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe nuk ka më vend për të kërkuar dorëheqje.

Etiketa: Etilda Gjonajsherbimi i provesshkarkime


Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas tjetër

8 Gusht, 2025 11:00 pm
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

8 Gusht, 2025 9:36 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet në Spanjë 34-vjeçari shqiptar, akuzohet për trafik droge

8 Gusht, 2025 6:07 pm
Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas
Aktualitet

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas

8 Gusht, 2025 5:56 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Rreth 17 ton kokainë të sekuestruara, SPAK reagon për goditjen e grupit kriminal

8 Gusht, 2025 5:11 pm
Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi
Aktualitet

Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

8 Gusht, 2025 4:39 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada tregon se çfarë do të ndryshojë nga 2 shtatori

8 Gusht, 2025 4:35 pm
“Ushtria shqiptare, e dyta më e paguar në rajon”, Rama u kërkon votën pensionistëve: Nëse kjo s’u bën të vini të na votoni…
Aktualitet

Rama: Më shumë hapësira të lira, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar

8 Gusht, 2025 4:19 pm
34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë
Aktualitet

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

8 Gusht, 2025 3:10 pm
44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”
Aktualitet

44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”

8 Gusht, 2025 2:50 pm
Para
DETAJE/ Gruaja që vdiq në Tiranë nuk përballoi dot humbjen e bashkëshortit

DETAJE/ Gruaja që vdiq në Tiranë nuk përballoi dot humbjen e bashkëshortit

Modeli portugez poston foton “hot” dhe thotë fjalët më të mira për Encën: Faleminderit Mbretëreshë

Modeli portugez poston foton "hot" dhe thotë fjalët më të mira për Encën: Faleminderit Mbretëreshë

Këto 4 shenja horoskopi nuk e duan martesën

Këto 4 shenja horoskopi nuk e duan martesën
















TE FUNDIT

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas tjetër

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
8 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me...

Lexo më shumë

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor
8 Gusht, 2025

Izraeli u jep banorëve të Gazës afat deri më 7 tetor për të evakuuar plotësisht enklavën para sulmit përfundimtar për...

Lexo më shumë

Vendimi për armët, Netanyahu: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
8 Gusht, 2025

Në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
8 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Sipas njoftimit të ministrisë 6...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com