Bota

Ethet e Nilit, vdes një person në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:06 - 31/08/20 |
Opi Nion

Një burrë ka humbur jetën në spitalin e Cremonës, pasi ishte prekur nga ethet e Nilit. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Pneumologjisë Giancarlo Bosio, që njoftoi se viktima ishte një 80-vjeçar.

Ai tha se gjithashtu një 70-vjeçar është shtruar në spital dhe ndodhej në terapi, por gjendja e tij ishte përmirësuar dhe tashmë ka kaluar në pneumologji.

“Pacienti është më mirë dhe po mendojmë të nisim programin e rehabilitimit” ka thënë ai.

Në fakt këto raste në Itali nuk janë sporadike në këtë zonë, e cila u prek që në fillim edhe nga koronavirusi.

Ethet e Nilit kanë prekur javët e fundit edhe disa pacientë në Lodigiano, ndërsa një rast me virusin e Nilit perëndimor, që transmetohet nga pickimi i zakonshëm i mushkonjave, është verifikuar në Pavese.

“Ky virus nuk ka asnjë lidhje me Covid-in, përveç faktit që nuk ka kurë. Është fjala për një virus që normalisht nuk krijon probleme, por 1 në 150 raste shkakton sëmundje neurologjike”, ka saktësuar Bosio./Opinion.al

 

Pas