TIRANË- Pamjet e fiksuara sot në sallën e Parlamentit janë të papërsëritshme. Ato kanë shkaktuar jo pak të qeshura në sallë por edhe në publik. Kryeministri Edi Rama i ka liruar foltoren ish-kryeministrit Berisha dhe ka qëndruar në krah të tij për disa minuta. Berisha ka kërkuar replikë gjatë kohës që fliste Rama. Meta i ka dhënë 2 minuta kohë të fliste, por nga karrigia. Berisha është ngritur dhe ka vajtur drejt foltores. Sakaq Rama është treguar i gatshëm t’ia lironte vendin, madje duke i rregulluar mikrofonin. Ka pritur për disa minuta në këmbë përkrah Berishës, madje duke bërë babutat dhe përpjekje për ta shpërqendruar. Rama ul kokën tek letrat që lexon Berisha dhe i thote: Nuk e ke të shkruar këtë e shtove kot…Berisha kthehet nga ministrat duke u kerkuar të shohin letrat. Më pas i thotë: A mbarove?
Rama e ka përcjellë Berishën, duke i rënë lehtë supeve…dhe gjithë replika e tij për abuzimet CEZ-DIA, as që është dëgjuar…pasi të gjithë kanë parë me kërshëri këtë moment të papërsëritshëm të dy kundërshtarëve politikë, që dikur nuk i jepnin as dorën njëri-tjetrit.