Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eskperti: Raporti i AKSHI-t për identifikimin e sistemeve dhe monitorimin, profesional

2023/01/11 at 5:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Eskperti: Raporti i AKSHI-t për identifikimin e sistemeve dhe monitorimin, profesional

Lajmet mbi hakerimin dhe sulmet kibernetike ndaj sistemeve online në Shqipëri kohët e fundit kanë qenë kryefjala e këtyre ditëve në media. Ekspertët e fushës bëhen gjithashtu aktorë kryesorë, që duhen dëgjuar në analizën e tyre profesioniste, të bazuar mbi fakte e analiza konkrete, për të hedhur dritë mbi ngjarjet, por edhe mbi keqinformimet e keqinterpretimet që nxisin panik tek qytetarët.

I ftuar së fundmi në një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth situatës së krijuar në Shqipëri, pikërisht prej sulmeve të hakerave, Lavdrim Lita, Ekspert Sigurie në Qendrën George C. Marshall Albania, ka theksuar se sulmet janë të koordinuara, të sponsorizuara nga shteti i Iranit, në bashkëpunim edhe me organizata që veprojnë në Rusi. “Sigurisht, sulmet janë të pavarura, sepse kanë filluar me sistemet e AKSH-it, sistemet e Policisë, sistemet e SHISH-it dhe tani janë zgjeruar edhe në sektorin privat, ku bankat dhe telekomunikacioni kanë qenë në syrin e sulmit. Dalja e këtyre provave ditën e djeshme, pas dy javësh heshtjeje, përkonte edhe me skandalin e pastrueses në shtëpinë e një zyrtareje. Këto kanë ndodhur për të krijuar një pështjellim, për të destabilizuar Shqipërinë, të paktën deri në 14 maj, kur janë edhe zgjedhjet lokale.

Dhe këto sulme ne duhet t’i shikojmë si pjesë e zgjeruar e një sulmi që i bëhet Shqipërisë nga aktorë të vendeve të treta”. Më tej eksperti ka sqaruar se sulmet është e veshtirë të parandalohen, qoftë edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, sepse: “Sulmuesit përdorin një teknikë që quhet Teknika Sleeping, ku ata infektojnë sistemet 2-3 vite më herët dhe i aktivizojnë kur kanë interes të krijojnë destabilizim.

Pra, këto sulme mund të jenë bërë në kohë paqeje, në një kohë 5 vjeçare dhe sistemet nuk kanë raportuar, firewall-et e tyre nuk kanë detektuar infektimin dhe ata që e krijojnë sulmin, në këtë rast Organizata Iraniane dhe Ruse, kanë aktivizuar këto viruse, sepse kanë interes politik dhe strategjik për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të strehimit të opozitës iraniane në vendin tonë… dhe komunikimi i djeshëm ishte për të përhapur pështjellim, duke thënë “shikoni ku i kanë çuar lekët qeveritarët që i marrin edhe nga MEKU, që sulmi të kishte këtë target.”

Sipas ekspertit, deri më sot, përveç AKSHI-t i cili ka qenë transparent në botimin e një raporti pas atij të FBI-së, të Microsoft-it, asnjë institucion tjetër nuk ka botuar një raport për ndërhyrjet kibernetike në sistemet tona, çka nuk e ka bërë Policia e Shtetit, as Shërbimi Informativ. Lita ngre zërin për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve publike e private, çka mund të arrihet, sipas tij, përmes shpalljes së Gjendjes së Emergjencës Kibernetike, të cilën AKCESK-u (Agjensia për Sigurinë Kibernetike dhe Certifikimin Elektronik) e ka të detyrueshëm kur shikon se gjendja po agravohet dhe gjërat mund të dalin jashtë kontrollit.

“Ne kemi parë kohët e fundit se bashkëpunimi ruso-iranian është shumë intensiv dhe i thellë dhe përfshin shumë fusha, jo vetëm në aspektin ushtarak, në furnizimin e Rusisë me inteligjencë dhe nga ana e Iranit, me raketa e drone, por kemi parë se ata kanë koordinim edhe në luftën kibernetike të NATO-s.

Sigurisht, Shqipëria duke qenë një vend i vogël dhe me burime njerëzore të kufizuara, nuk mund të përballojë e vetme të gjithë investimin disavjeçar dhe miliarda euro të Iranit për të goditur një vend dhe ne duhet ta ngremë si qeveri edhe si shtet në nivel të aleancës së NATO-s të kemi një mbrojtje më të madhe, edhe të kemi një koordinim për të pasur dhe një kundërsulm, sepse këto gjëra, nëse bëhen shumë të mëdha dhe serioze, mund të krijojnë konflikte sociale dhe ky është qëllimi mesa duket”, vazhdoi Lita, duke shtuar se sulmet po ndodhin edhe në vende të tjera te rajonit.

“Kanë ndodhur në Malin e Zi, jo në këto nivele, sepse Rusia edhe pse Mal i Zi është pjesë e Ballkanit dhe pjesë e NATO-s, ka interesa më të mëdha atje. Përsa i përket Shqipërisë, armiku jonë i padeklaruar që na ka shpallur luftë kibernetike është Irani në bashkëpunim me Rusinë që ofron infrastrukturën për të goditur sistemet tona. Të bëra të qarta këto edhe nga investigimi i FBI-së, Microsoft-it dhe Raporti i AKSHI-it, i cili ishte profesional për të identifikuar sistemet e për të monitoruar në avancë, nëse këto sisteme do të riaktivizohen, por nga gushti i këtij viti ka një alert më të madh nga institucionet shqiptare për të përballuar këtë sulm, i cili sipas mendimit tim do të vazhdojë deri në 14 Maj.”

Ju sugjerojmë

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre
Bota

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre

27 Janar, 2026 3:41 pm
Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit
Kronikë

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

27 Janar, 2026 3:40 pm
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

27 Janar, 2026 3:35 pm
Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius
Bota

Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius

27 Janar, 2026 3:08 pm
Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë
Politikë

Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë

27 Janar, 2026 2:41 pm
Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
Bota

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

27 Janar, 2026 2:08 pm
Para
Balluku: Nga 20 Qershori nisin fluturimet Madrid – Tiranë – Madrid

Balluku: Nga 20 Qershori nisin fluturimet Madrid – Tiranë – Madrid

“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit

Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Financave, çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Zbulohen 964 vendbanime Maja në xhungël

Zbulohen 964 vendbanime Maja në xhungël

TE FUNDIT

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
27 Janar, 2026

Kryeministri britanik Keir Starmer surprizoi publikun me një paraqitje humoristike gjatë një eventi komedie në Londër, ku bëri edhe një...

Lexo më shumë

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
27 Janar, 2026

Ish-Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman e njohur për retorikën e saj armiqësore kundër emigrantëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar...

Lexo më shumë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
27 Janar, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës...

Lexo më shumë

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
27 Janar, 2026

Akti i Gjykatës së Romës, seksioni XIV i falimentimit daton më 29 janar 2025: shpall mbylljen e falimentimit të “Atelier...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com