Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Eskobari i Ballkanit”/ Policia: Po bashkëpunojmë me palën greke

2016/05/11 at 5:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Durrës, grabitet shkolla 9-vjeçare

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas akuzave të PD-së, lidhur me përfshirjen në trafikun e drogës të Drejtorit të Transporteve Sarandë, Klemend Balili.


Balili është akuzuar nga opozita si “Eskobari i Ballkanit”, pas kapjes nga policia greke të një ngarkese me drogë.

Nga deklarata e policisë nuk sqarohet pozicioni i Balilit në asnjë rast, por hidhen poshtë akuzat e ngritura nga opozita.

Policia thekson se është e përfshirë në operacionin e antidrogës, e ndihmuar nga pala greke dhe DEA amerikane.

Ndërkaq, nënvizohet se është e pamundur të jepen detaje të mëtejshme, pasi operacioni dhe hetimet vazhdojnë.

DEKLARATA E POLICISË

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë greke dhe DEA-n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe me Policitë e disa vendeve të BE-së, janë duke kryer një ndër operacionet më të gjera kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe zonën e BE-së.

Bashkëpunimi për këtë operacion nisi disa muaj më parë dhe përfshin një shkëmbim intensiv të dhënash, përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe veprime hetimore të përbashkëta në disa shtete.

48 orët e fundit janë kryer disa arrestime të anëtarëve të kësaj organizate kriminale në vendin fqinj, Greqi, por edhe shtete të tjera, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Për shkak se operacioni është ende në zhvillim, nuk mund të bëhen publike detaje që cenojnë këtë hetim.

Ndërkohë, Policia e Shtetit shpreh indinjatën e saj rreth akuzave tërësisht abuzive nga Partia Demokratike.

Teksa rezultatet e këtij operacioni po dalin në dritë, Partia Demokratike hedh akuza ndaj disa drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë marrë pjesë aktivisht në këtë operacion e janë pjesë e rezultateve të tij.

Është e papranueshme që një parti politike të lëshojë akuza të pabaza, edhe kur Policia e Shtetit arrin rezultate të njohura edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Kjo është një pjesë e deklaratës së policisë greke, që mban datën 10 maj 2016, për operacionin e përbashkët ku theksohet bashkëpunimi policor mes policisë greke, policisë shqiptare dhe zyrës së antidrogës së SHBA, DEA:

“Nëndrejtoria e Luftës kundër Drogës në Greqi, pas disa muaj hetimesh, bazuar në mënyrën e funksionimit kriminal të pjesëtarëve të organizatës kriminale, në bashkëpunim me zyrën e DEA-s pranë Ambasadës së SHBA-së në Athinë dhe me Shërbimet e Antidrogës së Policisë shqiptare, për mënyrën e funksionimit të kësaj organizate kriminale, e cila kishte të bënte me aksin ballkanik, u mor me shumë verifikime dhe bashkoi gjithë informacionin e mundshëm për analizën e të dhënave të informacionit kriminal.

Pas kësaj arriti të zbulonte mënyrën e funksionimit të organizatës, taktikat e organizimit si dhe funksionimit ndërkombëtar si në vendet e BE-së ashtu edhe në vendet e Ballkanit”.

Policia e Shtetit u bën thirrje partive politike të ndalin sulmet dhe shpifjet e pabaza. Suksesi i Policisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, është një motiv i mirë për të ndalur shpifjet e pabaza.

 

 



Ju sugjerojmë

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit
Aktualitet

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit

18 Qershor, 2025 9:56 am
34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë
Aktualitet

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë

18 Qershor, 2025 9:36 am
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

18 Qershor, 2025 9:30 am
Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
Bota

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

18 Qershor, 2025 9:18 am
Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
Aktualitet

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

18 Qershor, 2025 9:11 am
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Merz: Irani është një regjim terrori

18 Qershor, 2025 8:45 am
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 Qershor, 2025 8:39 am
Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
Bota

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

18 Qershor, 2025 8:32 am
Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

18 Qershor, 2025 8:26 am
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

18 Qershor, 2025 8:22 am
Para
Greqi, arrestohen tre shqiptarë

Shqiptari humb jetën në rrethana misterioze

Iniesta 32 vjeç, ja trajektorja në 32 foto e nr 8 të Barcelonës

Iniesta 32 vjeç, ja trajektorja në 32 foto e nr 8 të Barcelonës

Shqiptari me kokë të prerë/ Policia greke liron pronarin dhe djalin e tij

Shqiptari me kokë të prerë/ Policia greke liron pronarin dhe djalin e tij

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit

Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit
18 Qershor, 2025

Task-Forca Ndërinstitucionale pranë Prefekturës së Durrësit ka nisur një aksion në vijën bregdetare të Durrësit sot. Sipas tvklan, në fokus...

Lexo më shumë

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë
18 Qershor, 2025

Më 19 qershor, në orën 19:00, socialistët do të festojnë 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Festa do të organizohet...

Lexo më shumë

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
18 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte i shpallur më parë në kërkim për veprën...

Lexo më shumë

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
18 Qershor, 2025

Dekadat e fundit, Irani ka ndërtuar një rrjet aleatësh në rajon. Në konfliktin aktual me Izraelin, disa prej tyre deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com