Institucioni më i lartë i futbollit europian UEFA e ka cilësuar çështjen e mospajisjes me viza nga ambasada ruse ne Tirane ndaj dy futbollisteve kosovare te Partizanit si nje ceshtje qe u takon per zgjidhje ambasadave respektive. Ne nje kthim pergjigje ndaj interesimit te Opinion.al, UEFA eshte pergjigjur me ane te nje emaili se eshte ne dijeni te nje problemi te tille.
Problemi i vizave lidhet me dy futbollistet kosovare te Partizanit Ylber Ramadani dhe Labinot Ibrahimi. Ekipi i Partizanit do te luaje ndeshjen e pare per raundin e trete te Europa League nga ekipit rus Fc Krasnodar. Por ambasada ruse ne Tirane ka refuzuar sistematikisht te pajise me viza dy lojtaret kosovare te Partizanit me arsyetimin se Rusia nuk e njeh shtetin e Kosoves, kësisoj as pasaportat kosovare.
Por Uefa nuk percakton ne kthimin e pergjigjes se cfare denimi marrin klubet pritese ne rasat se futbollistet e ekipeve mike nuk pajisen me vize hyrese ne shtetin e tyre.
Tanime pritet vendimii ekipit te Partizanit se si do te veproje ne nue rast te tille. Nderkohe qe klubi eshte shprehur disa here per bojkot te ndeshjes dhe kerkimin e fitores ne tavoline me rezultatin 3-0 nese Rusia nuk pajis me viza lojtaret e tij.