Një person ka mbetur i vdekur si pasoj i një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krumë- Kukës.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, ku një eskavator i cili ndodhej në rimorkion e një kamioni ka rrëshqitur duke rënë mbi një tjetër mjet tip “Mitsubish”.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i “Mitsubish”, i cili më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Gjakovës.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariatin e policisë Kukësit drejuesin e kamionit, ku po merret në pyetje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Mitsubush” shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.
Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.