Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Është zgjedhje subjektive”, Duka për listën e Euro2024: Do të kishte diskutim për këdo që do të lihej jashtë

2024/06/13 at 9:15 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Është zgjedhje subjektive”, Duka për listën e Euro2024: Do të kishte diskutim për këdo që do të lihej jashtë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka gjatë lidhjes direkte me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj sa i përket listës së futbollistëve në Euro2024 u shpreh se ajo është një zgjedhje subjektive dhe reagime do të kishte për këdo që do të lihej jashtë listës.


Duka falenderoi të gjithë futbollistët dhe stafin e Kombëtares duke theksuar që ajo që është më e rëndësishmja është Kombëtarja dhe të gjithë duhet të gëzojmë për të.

Armando Duka: Padyshim që ka me të drejtë mërzi nga ata që nuk janë përfshirë në listë, por ajo që dua të mendoj dhe të përqëndrohem është që me këto futbollistë që ne kemi në gjermani, në dispozicion dhe me ndeshjen kundër Italisë. Nuk dua ta anashkaloj atë që thatë ju, por janë zgjedhje subjektive. Këto janë të mirat dhe të këqijat e futbollit. Fatmirësisht apo fatkeqësisht duhet të marrësh 26. Nëse nuk do të ishte njëri do të ishte tjetri. Do të kishim të njejtin diskutim. Të gjithë janë kualitete pothuajse të barabarta, por ja që duhen zgjedhur 26. Faleminderit për kontributin dhe uroj që do të vazhdojnë të kontribuojnë për Kombëtaren. Kombëtarja është më e rëndësishmja dhe nëse çunat që janë në Gjermani do të bëjën rezultat opozitiv padyshim që do t’i gëzojë të gjithë edhe ata që nuk janë në listë.

Ndërsa lidhur me deklaratat e ish-trajnerit Edy Reja ne mediat e huaja, Duka u shpreh falenderues ndaj tij dhe çdo trajneri tjetër, ku u shpreh se të gjithë kanë vendosur nga një ‘tullë’ në atë që kombëtarja është tani.

Armando Duka: Unë jam falenderues për të gjithë që kanë kontribuar në ekipin kombëtarë, jo vetëm trajner, por gjithë stafet, gjithë futbollistat dhe për këtë Federata e Futbolit i ka ftuar që të jenë pjesë e ndeshjes hapëse të gjithë qoftë edhe Edy Reja edhe Gianni De Biasi, gjithë trajnerët që e kanë drejtuar Shqipërinë, gjithë futbollistët që kanë luajtur për ekipin kombëtar shqiptarë. Të gjithë kanë vendosur nga një tullë, pavarësisht se të gjithë kanë pasur edhe ditë të këqija dhe të meta, por zhvillim pozitiv ka pasur dhe falë këtij zhvullimi pozitiv ne jemi këtu.

Tashmë jam para ndeshjes me Italinë. Dua të harroj të gjithë këto krahasime dhe dua t’i jap notat maksimale pozitive trajnerit aktual të Shqipërisë. Tek ai i kemi sytë të gjithë, tek ai trajner, tek ato futbollistë, tek ajo skuadër. Të gjithë jemi të emocionuar. Kam marrë mesazhe pafund. Njerëz që po udhëtojnë me makina dhe avionë për të ardhur në Dortmund dhe kjo tregon që të gjithë jemi të përqëndruar aty, kështu që më i miri është ai që është sot, futbollistët më të mirët janë ata që do të kemi në fushë, kështu që uroj që të na bëjnë sa më shumë krenar. Megjithëse unë jua kam thënë edhe më para jua kam thënë edhe në një takim në stërvitjen e hapur ne jemi krenar për këto çuna, ne jemi krenar për këtë skuadër, për këtë staf për çfarë na akanë bërë, a kanë bërë pjesë të Europianit, por gjithmonë presim më shumë. Duam të bëhemi edhe më shumë krenarë. 

Duka theksoi se trajneri Sylvinho është munduar që të injektojë tek Kombëtarja sloganin “Ne jemi një” dhe me këtë ekipi mund të bëjë përpara.

Armando Duka: Ajo që është munduar të injektojë Sylvinho është slogani “Ne jemi një” dhe pikërisht kjo është forca e kësaj skuadre. E kam thënë disa herë dhe besoj që nga të gjithë sportdashësit apo tifozët është konstatuar që nuk kemi nivele të larta Messi apo Ronaldo, por kemi një skuadër të mirë dhe me këtë slogan “Ne jemi një” ne mund të bëjmë përpara. Besoj që kjo është injektuar dhe besoj që nuk kemi tendenca për të treguar cilësitë dhe aftësitë individuale, por futbolli është i tillë që t’i luan me mënyra të ndryshme, por kjo nuk do të thotë që ti luan për vete. 



Ju sugjerojmë

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Para
Çfarë i ndodhi? Fevziu shfaqet në “Opinion” si asnjëherë më parë: Kam pësuar një…

Çfarë i ndodhi? Fevziu shfaqet në “Opinion” si asnjëherë më parë: Kam pësuar një...

Taulant Balla flet si tifoz dhe bën parashikimet: Itali-Shqipëri është derbi, kemi sulm më të mirë

Taulant Balla flet si tifoz dhe bën parashikimet: Itali-Shqipëri është derbi, kemi sulm më të mirë

Piramida e Tiranës nderohet me një tjetër çmim nga juria prestigjioze

Piramida e Tiranës nderohet me një tjetër çmim nga juria prestigjioze
















TE FUNDIT

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
1 Shkurt, 2026

Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës...

Lexo më shumë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
1 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin...

Lexo më shumë

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
1 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të përjavshëm në podkastin “Flasim” pohoi se lufta kundër informalitetit në sektorin e ndërtimit po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com