Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Është vetëm fillimi”,Basha:Arrestimi i Tahirit vërtetoi drejtësinë e kauzës tonë

2022/02/07 at 11:26 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Është vetëm fillimi”,Basha:Arrestimi i Tahirit vërtetoi drejtësinë e kauzës tonë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me demokratët e degës nr.6 në Tiranë ka folur edhe një herë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


Basha gjatë fjalës së tij theksoi se prezenca e ish-ministrit në qeli është vërtetësi e betejës së Partisë Demokratike kundër kanabizimit me urdhër politik të vendit.

“Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite sundimi të Edi Ramës, është vrasja graduale e shpresës. Ky është krimi më i madh i klikës së tij, ky është krimi më i madh mbi shqiptarët, familjet dhe fëmijët e tyre. Vrasja e shpresës nuk është metaforë. Është ajo ndjesia që i rëndon shumicës së shqiptarëve për bukën e përditshme, për fatin e fëmijëve, për të nesërmen e tyre, për sigurinë e vendit të punës për ata që kanë punë dhe për ata që plaken para kohe në kërkim të një pune që nuk e gjejnë kurrë. Për të ardhurat e pamjaftueshme për të siguruar bukën e gojës, jo me një jetesë normale me dinjitet. Për shërbime që duhet t’i kryej shteti, që nga rendi dhe siguria e drejtësia, e deri tek shëndetësia e arsimi, sepse për ato i merr taksat nga shqiptarët. Dhe taksat i ka rritur.

Të gjitha taksat i ka rritur, por shërbimet jo vetëm nuk i bën , por i ka s’bërë dhe i ka dorëzuar në duart e një grushti oligarkësh, të cilët këto para i ndajnë me pushtetarët, por shërbime nuk shohim. Vitin e kaluar pensionet nuk janë rritur as sa inflacioni. Është ky lloj korrupsioni që ka gërryer mirëqenien e shqiptarëve. Është ky aliazh i krimit dhe korrupsionit me politikën që kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve .

Çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku? Po pse jemi mbledhur ne dhe jo të tjerë? Pse në këtë kohë kur për zemërdobëtit, oportunistët, servilët, përfituesit, më e thjeshta do të ishte të rinit në shtëpi. Pse ne jemi kaq shumë në këtë sallë?

Ne këtu jemi një grupim vlerash, ne jemi këtu një grupim besimesh, ne jemi këtu një grupim idealesh, ne jemi këtu një grupim parimesh që quhet Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka dy, ka vetëm një Parti Demokratike të Shqipërisë. Është ajo Parti Demokratike që nuk reshti së denoncuari prej ditës së parë aferat e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. Njeriut që nga njëra anë shtypte dhe përdhoste kundër ligjit të drejtat e të gjithë shqiptarëve, e në veçanti të demokratëve në Kombinat, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe nga ana tjetër ishte në krye të operacionit të kanabizimit të vendit, një proces që ne e kemi denoncuar prej ditës së parë dhe që i ka sjell të zeza dhe vetëm fatkeqësi vendit dhe familjeve shqiptare dhe prindërve shqiptarë të qindra mijëra bijve të tyre këtu dhe jashtë vendit. E pra, sot jemi bashkë këtu, ndërkohë që Sajmir Tahiri është dënuar dhe ndodhet në qeli. Që vërteton drejtësinë e betejës tonë, drejtësinë e kauzave tona.

Të njëjtën gjë kemi bërë me inceneratorët, djegësit , që ta përkthejmë shqip, djegësit. Dy ekzistues, Elbasani dhe Fieri, ekzistues në kuptimin që kanë karabinanë, dhe një që as nuk duket fare këtu në Tiranë, që në fakt çfarë djegin? Djegin paratë e shqiptarëve! 430 milionë euro aferë, kemi 5 vite e kusur që e denoncojmë, ditë për ditë, nganjëherë javë me rresht, në konferenca live për shtyp, sepse e dinim që kur vinte ora e lajmeve, do i fusnin gërshërët dhe do ta censuronin.

Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizonte Shqipërinë, pa bekimin, pa dijeninë, pa ndihmën dhe pa përfitimin e Edi Ramës? A ka shqiptar që e beson?

A ka shqiptar që e beson që 430 milionë euro nga taksat e vendit do të shkonin në xhepat e tre anonimëve, dy prej të cilëve janë në kërkim, siç  e kemi paralajmëruar para një viti, pa dijeninë e Edi Ramës? Sigurisht që jo!

Korrupsioni, kriminalizimi, kanabizimi, këto janë veprat e vërteta të Edi Ramës gjatë qeverisjes së tij këto 8 vite! Vrasjen e shpresës, duke vrarë instrumentet e shpresës. Cilat janë instrumentet e shpresës? Cilat janë instrumentet që e kthejnë shpresën në diçka të prekshme? Janë vota e lirë, janë zgjedhjet e lira, janë rrotacioni, ndryshimi i ujit të ndenjur.

Por mekanizmi bazë është asgjësuar! Nga kush është asgjësuar? Në radhë të parë, nga ky pra, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, me Saimir Tahirin, me ish ministrin tjetër, që është bishti i aferës së inceneratorëve, megjithëse mbiemrin e ka Koka. Dhe me gjithë grupin e ministrave aktual dhe ish ministrave”-tha Basha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Gjendet i mbytur 23 vjeçari në Mat, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i mbytur 23 vjeçari në Mat, dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Para
Berisha në fushatë edhe pse “non grata”, Soreca: Ndjekim parimin e mosndërhyrjes

Berisha në fushatë edhe pse “non grata", Soreca: Ndjekim parimin e mosndërhyrjes

Basha sulmon Berishën: Me logon e LSI po shëtit në 6 bashkitë, por ka turp dhe…

Basha sulmon Berishën: Me logon e LSI po shëtit në 6 bashkitë, por ka turp dhe...

Video/Këshilltari ligjor i Metës: Kuvendi ka ndërhyrë dhe manipuluar provat

Video/Këshilltari ligjor i Metës: Kuvendi ka ndërhyrë dhe manipuluar provat
















TE FUNDIT

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
9 Korrik, 2025

Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara....

Lexo më shumë

Gjendet i mbytur 23 vjeçari në Mat, dyshimet e para

Gjendet i mbytur 23 vjeçari në Mat, dyshimet e para
9 Korrik, 2025

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i...

Lexo më shumë

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
9 Korrik, 2025

Kuvendi i Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky...

Lexo më shumë

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
9 Korrik, 2025

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com