Kryesore

Është shkarkuar Ardi Veliu? Çuçi: Do e merrni vesh kur do t’i mbarojë kandili


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 05/10/21 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur sot në Komisionin e Sigurisë nga deputetët e opozitës për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ka qenë deputeti i PD-së, Luan Baçi ai i cili e ka pyetur ministrin e Brendshëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nëse është shkarkuar apo jo Ardi Veliu, sipas News24.

Mësohet se ministri Çuçi as nuk e ka pohuar, por dhe as nuk e ka mohuar, teksa ka dhënë vetëm një përgjigje evasive.

Pjesë nga diskutimet në mbledhje

Luan Baçi: Përfitoj nga rasti që jemi me Ministrin e Brendshëm ta pyes për një lajm që po qarkullon në media mbi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Megjiothëse nga kryeministri ajo punë, a është i vërtetë lajmi apo jo?

Bledi Çuçi:
 Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili.

Ndërkohë që ditën e sotme në disa media është duke qarkulluar lajmi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shkarkuar./Opinion.al

 

Pas