Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eshtë revolta e popullit kundër Elitave! Tani Marine Le Pen “niset” drejt Elizesë

2015/12/07 at 12:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Eshtë revolta e popullit kundër Elitave! Tani Marine Le Pen “niset” drejt Elizesë

PARIS- Në sytë e Le Pen, kjo fitore në zgjedhje lokale sanksionon “futjen përfundimtare” të Frontit Nacional në familjen e “partive të mëdha” transalpine. “Jemi të pandalshëm”, thoshte që gjatë ditëve të fundit Marine. E cila ka në kokë një gjë të vetme. Dhe sigurisht, jo presidencën Nord-Pas-de-Calais, por garën presidenciale të 2017. “Do të rifitojmë territoret e humbur të Republikës”, ka thënë dje, duke komentuar rezultatet e parë dhe lëshuar slogane me tone pothuaj presidenciale. “Vive la France, Vive la Rèpublique francaise” Pushtet lokal? Aspak. Rëndësia e vërtetë e zgjedhjeve rajonale në Francë lidhet me zgjedhjet presidenciale të 2017-ës. Marine le Pen, udhëheqësja fitimtare e Frontit Nacional, do ta përdorë suksesin e madh, si trampolinë për t’u “hedhur’ drejt pallatit presidencial.

Për Zonjën e Zezë, që shkon përtej 40%-shit në rajonin e Picardie-Nord-Pas-de-Calais, fitorja e transformon qeverinë e saj në një “forcë qeverisëse”, e gatshme të transferohet në qendër të pushtetit. “Eshtë revolta e popullit kundër elitave – ka thënë udhëheqësja e Frontit Nacional për RTL-në. Qytetarët nuk e durojnë dot më përçmimin e një klase politike që për vite të tërë ka mbrojtur interesat e veta, dhe jo ato të popullit”.

Në sytë e Le Pen, kjo fitore në zgjedhje lokale sanksionon “futjen përfundimtare” të Frontit Nacional në familjen e “partive të mëdha” transalpine. “Jemi të pandalshëm”, thoshte që gjatë ditëve të fundit Marine. E cila ka në kokë një gjë të vetme. Dhe sigurisht, jo presidencën Nord-Pas-de-Calais, por garën presidenciale të 2017. “Do të rifitojmë territoret e humbur të Republikës”, ka thënë dje, duke komentuar rezultatet e parë dhe lëshuar slogane me tone pothuaj presidenciale. “Vive la France, Vive la Rèpublique francaise”. “Vendi është nënjë situatë dramatike, sa i përket krijimit të pasurisë – ka shpjeguar për RTL-në – dhe tani, populli francez ka dëshirë për ndryshim”.

Rezultati i zgjedhjeve rajonale është shumë i rëndësishëm për të parashtruar raportet e forcës në brendësi të qendrës së djathtë. Deri pak javë më parë, republikanët e udhëhequr nga Nicolas Sarkozy shpresonin në një “ortek” neogolist. Për ish kreun e shtetit, i zgjedhur pak më shumë se një vit më parë në krye të partisë, bëhej fjalë edhe për t’u imponuar brenda partisë, kundër sfidantëve. E megjithatë, tre javë pas tronditjes së atentateve xhihadistë të 13 nëntorit, shumë zgjedhës potencialë kanë shkuar drejt të djathtës ekstreme lepeniste. Duke dobësuar pozicionin e Sarkozysë dhe forcuar atë të sfidantëve të tij, në zgjedhjet e brendshme që mbahen vjeshtën e ardhshme. Duke nisur nga Alain Juppe, ish kryeministër dhe kryebashkiak aktual i Bordosë.

Mes socialistëve, fjala kyçe është rezistencë, rezistencë, rezistencë. Shumica që deri sot qeveriste në 21 rajone nga 22 (edhe pse reforma elektorale i ka reduktuar në 13), gjendet në një situatë shumë të vështirë. Në Francën e pas atentateve, rritja e jashtëzakonshme e popullaritetit të Hollande, nuk solli impaktine dëshiruar pozitiv për kandidatët socialistë në zgjedhjet rajonale. 16 muaj nga zgjedhjet presidenciale, PS duhet të rindërtojë gjithçka. Kthesa “neoliberale’ e kryeministrit Manuel Valls duket se nuk ka shpërblyer. Në sytë e shumëkujt, një aleancë e re me ekologjistët dhe të majtën radikale duket më se e domosdoshme.

Në Paris, shumëkush mendon se përparimi i lepenistëve mund t’i shkojë për shtat Hollande. Në rast të një balotazhi të mundshëm kundër saj në garën presidenciale, do të ishte ai në pozicion të avantazhuar. Në atë rast, do të përsëritej skenari i 2002, me Jacques Chiracun që u gjend në raundin e dytë përballë Jean-Marie Le Pen. Atë ditë, shumë socialistëve iu desh të “mbyllin hundët” dhe të votojnë për kandidatin neogolist. Këtë herë mund të verifikohet skenari i kundërt, me të djathtën e moderuar që është e detyruar të mbështesë socialistin në emër të “paktit republikan”. Një hipotezë që nuk duhet marrë e sigurtë. Sot, PS është copë-copë dhe loja është e gjitha për t’u luajtur./Il Giornale/Në shqip: Bota.al/

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
A do të kërcejë Stine sonte në “Dance With Me”?!

A do të kërcejë Stine sonte në "Dance With Me"?!

Erion Veliaj akuzon për dhënie abuzive lejesh ndërtimi

Veliaj kërkon kompetenca të reja: Dua ti vendos unë taksat

Sa ujë duhet të pini gjatë aktivitetit fizik?!

Sa ujë duhet të pini gjatë aktivitetit fizik?!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com