Kronikë

“Është në Malin e Zi”, shtohen dyshimet në vrasjen e Hekuran Billës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 13/06/20 |
Al Do

Ende detaje të pazbardhura mbi vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.

Burime të besueshme për Opinion.al bëjnë me dije se në kërkim është shpallur Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, të riut shqiptar që në vitin 2006 u vra në Angli nga Hekuran Billës.

Por megjithatë Viktor Marku nuk është ende në cilësinë e të dyshuarit për ngjarjen , por për shkak të konfliktit të hershëm policia ka shkuar në banesë për ta marr në pyetje sipas procedurës. Duke qenë se nuk e ka gjetur në banesë, policia e ka shpallur në kërkim. Familjarët kanë thënë se ai ndodhet në Malin e Zi ç’ka duket se i ka shtuar dyshimet ndaj tij.

Ndërkohë policia është duke pyetur sot edhe famijet e 3 personave të tjerë që mbetën të plagosur nga ngjarja në një lokal në Angli në vitin 2006.

Ishte ora 22:00 e së enjtes kur 40-vjeçari, Hekuran Billa, po afrohej në hyrjen kryesore te një qendre tregtare, nga ku do të dilte e motra, që sapo kishte mbyllur dyqanin e këpucëve që kishte në pronësi.

Një automjet i parkuar dysh, i ka bllokuar rrugën dhe autorët kanë shfrytëzuar rastin për t’i dalë në krah makinës së tij, një BMW X6 .

Hekuran Billa ka tentuar të largohet, duke goditur dy automjete të tjera, por atentatorët e kanë goditur plot 11 herë me një armë automatik MP5, të përshtatur me silenciator.

40-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në momentin e të shtënave në zone ka patur këmbësorë të shumtë, por fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

Më pas, rreth orës 22:40, Policia njoftoi se në Pezë të Vogël po digjej një makinë tip ‘Benz’, me portobagazh, me targa që i përkisnin një mjeti ‘Renault’, që dyshohet se ishte makina e autorëve.

Makina është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka buzë lumit Erzen. Makina tip “Benz” me portobagazh që u përdor në vrasje dhe u dogj, rezulton të jetë vjedhur në Kukës, ndërsa targat i përkasin një mjeti “Renault” dhe sipas Policisë i janë vjedhur në Lezhë.

Pas shuarjes së zjarrit, brenda këtij mjeti u gjet edhe një armë automatike “MP5”, me silenciator, që besohet të jetë arma e vrasjes.

Mësohet se policia po punon për zbardhjen e ngjarjes , ndonëse një pjesë e provave duket se janë djegur bashkë me mjetin e përdorur nga autorët./Opinion.al

Pas