Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Eshtë me fëmijë të mitur”,si e liroi gjyqtari i Fierit nipin e diktatorit

2018/09/18 at 10:13 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“Eshtë me fëmijë të mitur”,si e liroi gjyqtari i Fierit nipin e diktatorit

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit, Enver Hoxha (djali i djalit) ka lënë qelinë e burgut më datë 13 shtator, duke kryer vetëm 4 vite burg nga 10 që ishte dënuar fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda. Sakaq, më 15 Nëntor 2017, Gjykata e Apelit vendosi gjykim të shkurtuar per dosjen “Xibraka”, dhe Ermal Hoxhës nga 10 vite iu ul dënimi në 6 vite e 8 muaj burg.


Por as këto nuk i bëri! Këtë muaj, (shtator 2018), gjyqtari Spiro Sota i Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier vendosi lirimin me kusht të Ermal Hoxhës, duke i falur afro 2 vite nga burgu që i kishte mbetur.

Në vendimin e gjykatës së Fierit thuhet se “Lirimi me kusht është bërë pasi Hoxha ka plotësuar afatet në bazë të nenit 59 për lirimin me kusht të dënuarit kur ka kryer 3/4 e dënimit si dhe në bazë të raportit të vlerësimit të të denuarit që ka qenë pozitiv dhe të gjitha palët kanë qenë për pranim kërkese. Po ashtu janë marrë parasysh dhe faktet që është kryefamiljar me një fëmijë të mitur”.

Dosja “Xibraka”

Nipi i Enver Hoxhës, ishte arrestuar gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi laboratorin e parë të drogës në vendin tonë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Në të u përfshinë forca të shumta policore, nën bashkëpunimin e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.

Operacioni ‘Xibraka’ u zhvillua më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.

Në pranga përfunduan: Saimir Batku, 43 vjeç nga Tirana, Fatmir Hoxha, 48 vjeç, Kastriot Imeri, 47 vjeç nga Tirana, Gentjan Gjonaj, 43 vjeç nga Vlora, Arjan Dalipi, 50 vjeç nga Elbasani, Kelment Dalipi 45 vjeç nga Elbasani, Ilir Hyseni, 47 vjeç nga Tirana, Ermal Hoxha, 40 vjeç (nipi i Enver Hoxhes) nga Tirana, Egest Dankesi, 27 vjeç nga Elbasani.

Arrestimeve iu shpëtoi Genci Xhixha, i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Xhixha mendohet se strehohet në Kubë.

Në laborator u gjet dhe sekuestrua sasia prej 19 kilogramë e 416.2 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë; 8 kg e dyshuar si përziers i lëndës narkotike kokainë; 400 euro; 769.000 lekë të reja dhe 4150 dollarë amerikanë.

*Dokument: Vendimi i Gjykatës së Fierit për të liruar Ermal Hoxhën

 

Etiketa: burgermal hoxhalirimnipi i diktatorit


Ju sugjerojmë

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
Aktualitet

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

18 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

18 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Para
Majk i revoltuar, sulmon ashpër ish-të dashurën

Majk i revoltuar, sulmon ashpër ish-të dashurën

” te kepus ndonje te lenduar pa dashje” përplasen  deputeti dhe gazetari

" te kepus ndonje te lenduar pa dashje" përplasen deputeti dhe gazetari

Turqit kërkojnë azil në Kosovë për t’u mbrojtur nga Erdogani

Erdogan merr dhuratën 400 mln dollarëshe, valë kritikash për presidentin
















TE FUNDIT

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
18 Dhjetor, 2025

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave...

Lexo më shumë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
18 Dhjetor, 2025

Lirohet me kusht Arbër Paplekaj. Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht për Paplekaj gjatë një seance të zhvilluar...

Lexo më shumë

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
18 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka sfiduar Shtetet e Bashkuara lidhur me tregtimin e naftës venezueliane, duke e cilësuar “të...

Lexo më shumë

Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
18 Dhjetor, 2025

Dy të rinj, 20 dhe 21-vjeç janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi në makinën që po lëviznin blutë gjetën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com