Aktualitet

‘Është karrige e rëndë kjo’, Rama-fermerit: Hajde ti oligark i domateve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 02/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, këtë të premte po zhvillon një takim me fermerët në Moravë të Beratit, ku shkëmbeu batuta me ta. Rama i kërkoi njërit prej fermerëve të fliste për aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të produkteve të fshatit. “Tregoja pak analistëve që flasin nga klubet e natës në televizor”,- tha Rama.

Kur njëri prej tyre nisi të falenderonte Partinë Socialiste, Rama e ndërpreu duke i kërkuar të mos flasë si politikan por si fermer. Më pas Rama e ftoi në karrigen e tij. “Është një çikë karrige e rëndë”, ia ktheu me batutë fermeri.

Ndërsa më pas kreu i qeverisë ftoi një tjetër fermer të cilin e quajti “olikarg domatesh”.“Ja ku është ky oligarku tjetër, një oligark domatesh”, tha Rama./Opinion.al

 

 

Pas