Gjatë mbledhjes së sotme të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeminmistri Edi Rama është paraqitur si zakonisht me Mercedesin e tij S 500, prodhim i vitit 2015.
Rama paraqiti disa rezultatet të arritura nga qeveria sipas tij dhe tha se vendi nuk ka njohur krizë ekonomike.
Po të shohësh radhët e gjata të militantëve që iu kishin “zënë derën” ramës dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, zor se mund të thihet një gjë e tillë.
Rama e ka anashkaluar vetëm me një cikje të dorës, një pensionist me kapele republike që i lutej që ta takonte.
Ndërkohë, gratë e moshuara që janë përballur me Tahirin duken më të revoluara, raporton Mapo.
Madje një zonjë e vjetër, që dallohet me ëvshtirësi, në cepin e kokës së ministrit, nga rrudhja e mjekrës dhe njëri sy, duket sikur është duke qarë.
Militantët mblidhen çdo herë që ka mbledhje te dera e PS.
Kryeministri e ka pranuar edhe vetë me përbuzje që shumë prej tyre kërkojnë punë për fëmijët e tyre.
Megjithatë, sipas kreut të qeverisë krizë nuk ka, por janë të rinjtë “dembelë” që duan të punojnë vetëm në shtet.
Sidoqoftë ndokush mund të shohe edhe anen e mire ne kete mes: pra se ne administrate nuk hyn me ne pune cdokush ne menyre masive me mik si dikur, me perjashtim te disave…