Nuk i duhet të udhëtoj gjatë për të shkuar në Venecia, sepse lojtari shqiptar Elseid Hysaj është pjesë e skuadrës së Serisë A Napoli, në Itali. Por futbollisti i Kombëtarës, nuk i ka rezistuar dot manisë për të bërë një “selfie” dhe na sjellë pikërisht një të tillë nga avioni ku është duke udhëtuar. Edhe pse ndeshja e fundit në kampionat me Sasuolën, nuk i përmbushi pritshmëritë e mbrojtësit, pas barazimit 2 me 2, Elsedi duket tejet i relaksuar dhe gati për stërvitjen me kuq e zinjtë.