Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Esat Pasha në Konferencën e Paqes në Paris: Delegati i Shqipërisë jam unë

2020/01/10 at 9:57 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Esat Pasha në Konferencën e Paqes në Paris: Delegati i Shqipërisë jam unë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Janar 2020

“Le Petit Parisien” ka botuar, të martën e 1 prillit 1919, në faqen n°2, intervistën me Esat Pashë Toptanin, të zhvilluar gjatë Konferencës së Paqes në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Deklaratat e Esat Pashës:

Gjenerali Esat Pasha, ish-komandant i përgjithshëm i forcave shqiptare që luftuan përkrah trupave aleate në Frontin Lindor, ka qenë në Paris për dy ditë, ku ka ardhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes.

Gjatë një interviste që ai pranoi të na jepte, gjenerali Esat Pasha na shpjegoi qëllimin e misionit të tij :

“Që nga fillimi i luftës, na thotë ai, unë kam mbështetur kauzën e Aleatëve dhe kam mbajtur një qëndrim të vendosur për Antantën. Është e natyrshme që, si President i Qeverisë, unë të vija të mbështes në Konferencë të drejtat dhe aspiratat e ligjshme të popullit shqiptar. E kam fjalën për respektimin e të drejtave që i janë dhënë popullit tim në marrëveshjen e Konferencës së Londrës në 1913. Prandaj do të përpiqem të rregulloj kufijtë që na janë dhënë. Nëse ata zgjerohen, do të jetë shumë më mirë. Por përpjekjet e mia do të jenë për të siguruar që ata të bazohen në themele të forta.”

Dhe ndërsa ne vumë re se një tjetër delegacion shqiptar gjendej aktualisht në Paris, gjenerali sqaroi :

“Unë mora vesh, në të vërtetë, se ardhja ime pothuajse përkoi me të ashtuquajturit delegatë shqiptarë që kaluan pjesën më të madhe të kohës gjatë luftës në Vjenë, në Kostandinopojë ose gjetkë. Nuk e di se çfarë mund të vijnë për të bërë në Paris; por e di që gjatë gjithë periudhës së armiqësive, ndërsa unë isha duke luftuar në krye të trupave të mia përkrah Antantës, ata mezi lodheshin në favor të aleatëve. Sot, ata do të ishte më mirë dhe më saktë t’i cilësojmë si delegatë të Hohenzollern-it ose të Habsburgëve dhe jo si përfaqësues të Shqipërisë. Përveç kësaj, unë nuk kam ndërmend të kujdesem për atë që do të bëjnë.”

Dhe gjenerali Esat Pasha përfundoi me një ton energjik :

“Njerëzit tanë janë të vetëdijshëm për deklaratat e ndryshme që janë bërë nga Presidenti Wilson, z. Clemenceau, Lloyd George, Orlando, Briand dhe personalitete të tjera të shquara. Të gjithë shqiptarët kanë shpresën e fortë se të drejtat e kombeve të vogla do të merren parasysh dhe mbrohen me të njëjtën frymë drejtësie si ato të fuqive të mëdha.”

Etiketa: esat pasha

Ju sugjerojmë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Para
Shefa policie, efektivë dhe… 17 të arrestuar në Durrës. Si u zbuluan

Lejuan ndërtime pa leje në Durrës, zbardhen emrat e 13 të arrestuarve

Sa e rrezikuar është Shqipëria nga Irani?

Opinion-A do të "sulmojë" Irani Shqipërinë?/ Vrasje me snajper!

“Objektivi i opozitës i pandryshuar”, Bardhi paralajmëron protesta

"Objektivi i opozitës i pandryshuar", Bardhi paralajmëron protesta

TE FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
19 Tetor, 2025

Nënkryetari i BDI-së, një Arbër Ademi në konferencë për shtyp shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com