Aktualitet

“Ervis Martinaj”/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Burgjeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 10/10/18 |
b.f

Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra pasi dështoi në tentativën për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat “Amerikan 2” te spitali i Burgjeve. Në mënyrë të paprecedentë, mjekët e spitalit privat refuzuan që të firmosin kartelën dhe fletën e daljes së pacientit. Kjo ka bërë që drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa të shkarkojë nga detyra shefin e Policisë së Burgjeve.

Sipas burimeve gazetareske nga Ministria e Drejtësisë, shefi i Policisë së Burgjeve është shkarkuar mbrëmë. Ende nuk ka nje njoftim zyrtar per shkarkimin e tij.

Debati është zhvilluar mbrëmë dhe në fund, vetë i arrestuari Ervis Martinaj pranoi të largohet, edhe pse mjekët e spitalit nuk firmosnin.

Martinaj është në masë sigurie “arrest me burg” 30 ditë për ngjarjen e rëndë të Bllokut me 1 viktime e dy te plagosur.

*Në video raportimi i gazetares se News 24 Doriana Bezat per incidentin e mbremshem ne Spitalin Amerikan

Pas