Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ervis Martinaj flet nga Spitali: Nuk kam lidhje me konfliktin

2018/10/07 at 11:13 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria merr në pyetje në spital Ervis Martinaj

Ervis Martinaj, njëri prej të plagosurve të konfliktit me armë në zonën e ish-Bllokut ditën e enjte, ka dhënë dëshminë për hetuesit në lidhje me ngjarjen. Edhe pse i plagosur në qafë me armë zjarri, Martinaj ka folur më shumë se një orë për hetuesit, duke dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Ai ka mohuar që të ketë qenë shënjestër e ndonjë atentati ndaj tij, duke thënë se nuk ka pasur lidhje apo rol në konfliktin e ndodhur. Sipas burimeve, Martinaj ka thënë se gjithçka ka ndodhur mes viktimës, Fabian Gaxhës dhe komandos Meviol Bilo dhe se ai është plagosur aksidentalisht nga konflikti i armatosur mes këtyre të dyve.

Po kështu, Martinaj ka folur edhe për marrëdhëniet me Ervin Matën, të fejuarin e Elvana Gjatës, i cili është në kërkim nga Policia. Martinaj ka thënë përpara hetuesve se ai nuk ka konflikte me të dhe ka marrëdhënie korrekte. Biznesmeni i lojërave të fatit ka pranuar se në lokal është ftuar prej Matës. “Unë nuk kam gisht në konflikt. Unë jam gjendur aty rastësisht, pasi jam thirrur nga Ervin Mata për një takim. Me këtë të fundit kam marrëdhënie normale, nuk kemi pasur konflikte. Kam qenë i shoqëruar me Gaxhën dhe me Eljon Hatën, por jam plagosur rastësisht, pasi nuk kam qenë pjesë e konfliktit”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera për hetuesit Ervis Martinaj, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për natyrën e konfliktit, apo për arsyen se përse Fabian Gaxha është konfliktuar me komandon Meviol Bilo dhe mikun e tij, Hoti. Megjithatë, Policia ka shoqëruar mbi 20 persona për t’i pyetur për ngjarjen në fjalë dhe nëse kanë dijeni për konflikte mes dy grupeve. Pritet që ditën e diel, Gjykata e Tiranës të rivlerësojë masat e sigurisë për Ervis Martinajn, Eljon Haton dhe Geldo Hotin. Ndërsa për tre personat e shpallur në kërkim, ka dyshime se ata mund të ndodhen ende brenda territorit të Shqipërisë. Policia ka përforcuar masat në pikat kufitare me Kosovën, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë

Burimi: Panorama

Etiketa: ervis martinajflet nga spitaliKonflikti

Ju sugjerojmë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

22 Shtator, 2025 4:57 pm
37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Para
Skocezët duan pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, marshim në Edinburg

Skocezët duan pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, marshim në Edinburg

Prokuroria kërkon burg për Eljon Haton, flet avokati

Prokuroria kërkon burg për Eljon Haton, flet avokati

Ndërron jetë gruaja që u përfshi në aksident. Familja emigrante po kthehej në Vlorë

Plagosen 4 gjyqtarë futbolli në dy aksidente në Përrenjas

TE FUNDIT

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
22 Shtator, 2025

Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet...

Lexo më shumë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com