Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ervin Salianji kërkon pezullimin e dënimit me burg

2024/10/01 at 2:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ervin Salianji kërkon pezullimin e dënimit me burg

Avokati i deputetit Ervin Salianji ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë ku kërkon pezullimin e vendimit të dënimit ndaj klientit të tij.

Kërkesën e bazon në nenin 417 pika 1 e Kodit të Procedurës Penale, ku saktësohet se “në rastet e rekursit, vendimi mund të pezullohet nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vetëm në rastet e parashikuara nga pika 1 e nenit 476 të këtij Kodi”.

Avokati argumenton se në rrethana të tilla kur do të bëjnë rekursin e vendimit të Apelit, duhet të ketë një pezullim të ekzekutimit të vendimit që e dënon me burg Salianjin.

Kjo për shkak se Apeli nuk ka vënë në dispozicion vendimin e arsyetuar të dënimit të Ervin Salianjit, çka mundëson më tej bërjen e rekursit në Gjykatën e Lartë.

“Si fillim kemi depozituar një “Rekurs të përmbledhur” pranë kësaj gjykate, duke ruajtuar të drejtën për plotësimin e tij pas njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës. Në lidhje me këtë fakt i jemi referuar qëndrimit të mbajtur nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr. 00-2024-1288 Vendimi, datë 12.07.2024, ku në lidhje me këtë element ka arsyetuar se: “Kolegji thekson se, në zbatim të nenit 417 të KPP, depozitimi i rekursit është parakusht për vënien në lëvizje të Kolegjit Penal për shqyrtimin e kërkesave për pezullimin e ekzekutimit.

Referuar këtyre dispozitave, Kolegji Penal konstaton se kërkesa objekt shqyrtimi plotëson kriteret formale të pranueshmërisë, është nënshkruar nga mbrojtësi i zgjedhur, është paraqitur rekursi (ndonëse është i përmbledhur), si dhe kërkesa është shoqëruar me aktet e domosdoshme, përfshi këtu edhe vendimin për të cilin kërkohet pezullimi i ekzekutimit. Në fakt, së bashku me aktet mungon vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Posaçme të Apelit, por është depozituar vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe shkurtimi i vendimit, ku rezulton se, me vendimin e rekursuar, është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, si në lidhje me fajësinë, ashtu edhe me dënimin e caktuar për të kërkuesin Dh. A. B”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Salianjit.

Avokati thekson gjithashtu faktin se Salianji është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe si e tillë “deklaratat e tij duhet të vlerësohen në funksion të përmbushjes së funksionit të tij politik dhe të lirisë së shprehjes të mbrojtura nga neni 10 i KEDNJ dhe Kushtetuta e RSH. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në vendimmarrjen e saj, ka arsyetuar se procedimi penal përbën ndërhyrje në lirinë e këtyre subjekteve për t’u shprehur, duke arritur në përfundimin se për një politikan, person publik të zgjedhur, liria e shprehjes është veçanërisht e rëndësishme dhe do të duheshin argumente tepër të fortë për të justifikuar ndërhyrjen në të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes dhe vlerësimit ndaj tyre, si qëndrime në lidhje me fakte apo si gjykime vlerësuese”.

Ju sugjerojmë

Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit
Aktualitet

Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit

29 Maj, 2025 2:10 pm
Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim
Aktualitet

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim

29 Maj, 2025 2:06 pm
Fotot/ Çfarë nuk u pa nga seanca? Socialistët dhe demokratët të përzemërt mes tyre
Aktualitet

Fotot/ Çfarë nuk u pa nga seanca? Socialistët dhe demokratët të përzemërt mes tyre

29 Maj, 2025 1:54 pm
“Shtëpia e barit” në Fier/Nis hetimi ndaj pronarit të banesës e punonjësit të OSHEE
Aktualitet

“Shtëpia e barit” në Fier/Nis hetimi ndaj pronarit të banesës e punonjësit të OSHEE

29 Maj, 2025 1:51 pm
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
Bota

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

29 Maj, 2025 1:16 pm
Kontroll i befasishëm në IEVP Durrës, sekuestrohen 10 celularë
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në IEVP Durrës, sekuestrohen 10 celularë

29 Maj, 2025 1:00 pm
“Dyqan privat i partisë së krimit”/Berisha:Parlamenti po shndërrohet si bodrum mafie
Aktualitet

“Dyqan privat i partisë së krimit”/Berisha:Parlamenti po shndërrohet si bodrum mafie

29 Maj, 2025 12:55 pm
Opozita thirrje kundër maxhorancës, Peleshi: Jemi në Parlament, jo në cirk!
Aktualitet

Opozita thirrje kundër maxhorancës, Peleshi: Jemi në Parlament, jo në cirk!

29 Maj, 2025 12:50 pm
Mbyllet pas 15 minutash tensione seanca plenare, Berisha përplaset me Spiropalin
Aktualitet

Mbyllet pas 15 minutash tensione seanca plenare, Berisha përplaset me Spiropalin

29 Maj, 2025 12:40 pm
“Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar”/ Spiropali i mbyll mikrofonin Berishës
Aktualitet

“Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar”/ Spiropali i mbyll mikrofonin Berishës

29 Maj, 2025 12:38 pm
Para
Burgosja e Salianjit diskutohet edhe në Bruksel, Bylykbashi: Tre figurat e PD u dënuan me prova të fabrikuara

Burgosja e Salianjit diskutohet edhe në Bruksel, Bylykbashi: Tre figurat e PD u dënuan me prova të fabrikuara

Pas humbjes kuqezinjtë kthehen në “bazë”, çfarë po ndodh në stërvitje dhe si paraqitet gjendja e tyre

Tetori i rëndësishëm për kombëtaret, kalendari i ekipeve kuqezi

Aksioni i opozitës në Kuvend/ Ambasada britanike: Partitë politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv!

Aksioni i opozitës në Kuvend/ Ambasada britanike: Partitë politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv!

TE FUNDIT

Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit

Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit
29 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur sërish akuza ndaj Partisë Socialiste, lidhur me zgjedhjet e 11 majit të...

Lexo më shumë

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim
29 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin L. T., 24 vjeç, i cili kishte lidhje me incidentin e ndodhur më 29...

Lexo më shumë

Fotot/ Çfarë nuk u pa nga seanca? Socialistët dhe demokratët të përzemërt mes tyre

Fotot/ Çfarë nuk u pa nga seanca? Socialistët dhe demokratët të përzemërt mes tyre
29 Maj, 2025

Ka mjaftuar vetëm 15 minuta edhe seanca plenare të mbyllej sot. Megjithatë nuk kanë munguar akuzat brenda në seancën plenare...

Lexo më shumë

“Shtëpia e barit” në Fier/Nis hetimi ndaj pronarit të banesës e punonjësit të OSHEE

“Shtëpia e barit” në Fier/Nis hetimi ndaj pronarit të banesës e punonjësit të OSHEE
29 Maj, 2025

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet ndaj një 63-vjeçari dhe një punonjësi të OSHEE-së, pas zbulimit të një “shtëpi bari”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com