Aktori Ervin Bejleri ka qenë një nga personazhet më të dashur në “Portokalli”, ku të gjithë shqiptarët u dashuruan me “Ninin dhe Vinin”. Por pas disa kohësh, Vini u largua nga formati duke shkaktuar shumë pikëpyetje. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Një kat më lartë” në “INTV”, ai foli më në fund për këtë arsye.
Bejleri u shpreh se arsyeja e këtij largimi ishte pikërisht regjisori Altin Basha. Ai tregoi rreth një debati të fortë mes tyre ku Basha kishte vendosur “veto” “o unë o ai” këtu. Kjo pyetje morri shkas nga debati mes Jul Dedës dhe regjisorit, ndërsa Ervini i ka dhënë të drejtë pikërisht Julit. Vini gjithashtu pranoi se ishte larguar për arsye disipline. Por gjithashtu tregoi se pas 3 muajsh ai është rikontaktuar nga Top Channel për të punuar sërish.