Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ERTV i Edi Ramës rrëmben punën e emisionit investigativ “Boom”, e shet si arritje të qeverisë

2018/04/23 at 7:19 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
ERTV i Edi Ramës rrëmben punën e emisionit investigativ “Boom”, e shet si arritje të qeverisë

Në këtë vend të grabisin dhe meritat


Ka ndodhur dje në Lushnjë në familjen e Besnik Sharkës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu, shkoi në shtëpinë e re të sapondërtuar në një nga fshatrat e Lushnjës, duke bërë me këtë rast edhe reklamë për Edi Ramën, qeverinë dhe ndihmën e madhe që ajo po i jep shqiptarëve në nevojë. Madje, ministrja ka zëvendësuar Ramën në këtë vizitë. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësja e saj.

Por çfarë ka ndodhur në këtë video të publikuar me pompozitet në ERTV, kanali personal i kryeministrit, ku pasqyrohen për shqiptarët të vërtetat e mëdha që nuk i transmetojnë mediat e kazanit. Emisioni Boom, prej gati tre muajsh, ndoqi dhe sensibilizoi opinionin për rastin e familjes Sharka, që jetonte në një gjendje të mjeruar. Menjëherë shqiptarët reaguan dhe u sensibilizuan, duke dhënë ndihmën e tyre edhe në ndërtimin e shtëpisë që vizitoi ministrja dje, e cila nuk ngurroi t’i bënte elozhe kryeministrit dhe bashkisë së Lushnjes. Ndoshta kush ua ka dhënë si rast, kryeministrit, apo ministres, duhet të ketë gënjyer pak edhe për ndihmën ekonomike që tashmë merr familja Sharka. Ka rreth dy muaj që kjo familje e përfiton ndihmën ekonomike kjo është bërë e mundur vetëm në sajë të këmbënguljes së emisionit Boom.

ERTV nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka vjedhur punën e tjetrit.  Në këtë rast ështe vjedhur e puna së emisionit Boom dhe solidariteti i shqiptarëve. E gjitha kjo për të reklamuar qeverinë dhe asnjë punë të saj. Në të gjitha fjalët e saj, ministrja i fliste të zotit të shtëpisë dhe banorëve të tjerë për projektin “Shqipëria solidare”, për falënderime ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Sic edhe kushdo e ka ndjekur, apo mund ta ndjekë, falënderimet e vërteta janë dhënë nga emisioni Boom, me emra konkretë dhe me kontribut konkret, ku hyn edhe financimi i shtëpisë, që s’ka lidhje fare me programet apo qeverisjes që thotë ministrja.

Boom, pasi ndoqi videon e postuar në ERTV me titullin “Një strehë e re për familjen e Besnik Sharkës falë bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe ndihmë ekonomike përmes programit të Shqipërisë Solidare”, shkoi në shtëpinë e Besnikut, për të disatën herë, ta dëgjonim me veshët tanë nga goja e familjarëve, atë që dëgjuam nga goja e ministres. Dhe e vërteta, është e hidhur, por ndonjëherë çliruese edhe për ata me pushtet. Familjarët u shprehën se bashkia nuk i ka ndihmuar kurrë derisa doli problemi në emisionin Boom. Madje as nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Besnikun. I vëllai I Besnikut u shpreh në kamerën tonë, se qeveria ka ditur çdo gjë, por as e ka vënë ujin në zjarr. Dhe për qershinë mbi tortë, ngjyrën e shtëpisë që ishte bërë pink, fillimisht e kishin lyer blu…

Kryeministër, detyra jonë është të jemi përcjellës të problemeve të njerëzve, të vemë në lëvizje institucionet dhe në fund të gjejmë një zgjidhje. Në rastin e Besnikut, pa modesti kemi bërë një mrekulli, së bashku me shqiptarët. Minimumi duhej të na falënderonit. Vjedhjen e punës, duke ia deleguar meritën qeverisjes dhe programeve tuaja, po ua falim.

 

Etiketa: arritje e qeveriseemisioni investigativERTV i ramesrremben punen


Ju sugjerojmë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
Sociale

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

2 Qershor, 2025 9:02 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?
Sociale

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

20 Maj, 2025 9:41 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
Para
Video/ Britani e Madhe, Kate dhe William dalin publikisht me fëmijën e tyre të vogel

Video/ Britani e Madhe, Kate dhe William dalin publikisht me fëmijën e tyre të vogel

Kadilli: Nuk ka kryetar të përjetshëm, ja si shkarkohet nga statuti i PD

Kadilli: Nuk ka kryetar të përjetshëm, ja si shkarkohet nga statuti i PD

Kastriot Dervishi i përgjigjet Xhufit: Përsheshaxhi, atje ku i dhemb partisë i dhemb edhe atij

“Injoranca në Partinë e Punës”, Dervishi publikon shifrat: 77% e anëtarëve ishin me arsim fillor
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com