Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ersekë/Ndërhyrje të paligjshme në strukturën e ish-hotelit të oficerëve

2021/12/22 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ersekë/Ndërhyrje të paligjshme në strukturën e ish-hotelit të oficerëve

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një denoncim nga dy familje në Ersekë, që thonë se në ndërtesën ku banojnë prej vitesh janë bërë ndërhyrje të paligjshme në strukturë.


Konkretisht bëhet fjalë për ambientet e ish-hotelit të oficerëve në Ersekë. Sipas denoncimit, që më pas Stop i verifikoi vetë edhe në terren, është ndërhyrë në strukturën e godinës duke shkatërruar funksionet e saj.

Konkretisht, janë bllokuar dhe mbyllur shkallët e brendshme të godinës dhe janë hapur shkallë të tjera të jashtme strukturë metalike.

“Stop” ka siguruar projektin e këtyre ndërhyrjeve ku nuk shpjegohet asgjë dhe dokumentet nuk mund të quhen pasi mungojnë detajet.

“Problematika e parë është që këtu janë ngushtuar shkallët, janë zënë fare shkallët, ka pasur shkallë me hapësirë të madhe, ka pasur dhe dritare këtu që hynte dritare, ka pasur 3 dritare. Tani si mund të lejojë bashkia të bëjnë shkallë të këtilla? Për mua nuk janë të nevojshme, se unë do dal prapë në kat të dytë. Ku do kaloj unë atje? S’e kuptoj”, thotë një qytetare e cila ka banesën e saj në këtë godinë.

Gazetari i emisionit Stop Genci Angjellari shkoi në Bashkinë e Ersekës për të pyetur sesi ka mundësi që është legalizuar një ndërhyrje e tillë pa projekt dhe pse nuk është inspektuar në terren. Nënkryetarja e Bashkisë nuk u përgjigj.

N/kryetarja Eliona Mydini: Është dhënë deklaratë paraprake punimesh..ëëë.., ju doni sqarime!

Gazetari: Jo sqarime! Duam të pyesim, se si ka mundësi, që i keni lejuar ato ndëryrje, se me ato cfarë kemi parë tek neni 7…

N/kryetarja Eliona Mydini: E keni parë në ligj apo..?!

Gazetari: Në ligji, normalisht dhe neni 7 thotë vetëm ndërhyrje në muret ndarëse, jo mbajtëse brënda hapsirës kufizuese. Ndërkohë në qoftë se do të shkosh tek godina, është prishur fasada, që është hapur një derë për shkallën e emengjencës, janë prishur shkallët, është ndërhyrë në strukturë, janë trarët, që mbanin dritaret, janë prishur dje. A e keni inspektuar, a më kupton, sepse jeni në shkelje?

N/kryetarja Eliona Mydini: Ëëë jemi në shkelje, apo s’jemi në shkelje, nuk e përcakton Stop-i! Një sekondë të vazhdoj unë shpjegimin, për atë, që kam për të thënë, apo do vazhdoni meqenëse ju e keni arritur përfundimin…?!

Gazetari: Ashtu është zonjë…

N/kryetarja Eliona Mydini: Po pra dhe është një gjykimi juaj…

Gazetari: Jo, është në gjykim të ligjit. Hape nenin 7, shikoje cfarë thotë dhe hajde vemë e verifikojmë në terren!

N/kryetarja Eliona Mydini: Është në gjykimin tuaj, nuk jam këtu për të lexuar ligjin. Po pra, vendimmarrja është marrë.

Gazetari: Po vendimmarrja është marrë gabim zonjë…!

N/kryetarja Eliona Mydini: Po do mbajë përgjegjësi ai, që e ka marrë gabim…

Gazetari: Po kur? Duhet të vijë media! Ata kanë dy muaj, që merren. Ata tani po mbarojnë punimet. Më kupton? Ma kupton llogjikën?

N/kryetarja Eliona Mydini: Kaq sa kisha për t’i thënë, unë i thashë.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Isai na vendosi në dispozicion inspektorët.

Gazetari: Po interesohemi për këtë ish-hotelin e oficerave, ku është dhënë një deklaratë paraprake të nenit 7 dhe ka ndërhyrje në fasadë ka tek shkallët, që është bllokuar. Ne folëm pak me nënkryetaren, po nuk e di, na priti kështu si me këmbët e para. Nuk kam inspektorët,- tha,- nuk kam drejtorin e urbanistikës. A mund të na vesh në dispozicion inspektorët, ose shefin e urbanistikës të lutem!

Kryebashkiaku Erion Isai: Ja të flas! Patjetër! Patjetër!/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Publikimi i rrogave, Kikia: Drejtorë televizionesh paguhen si…

Publikimi i rrogave, Kikia: Drejtorë televizionesh paguhen si...

Publikimi i pagave të qytetarëve, zëvendës ministri i Financave: Akt kriminal

Publikimi i pagave të qytetarëve, zëvendës ministri i Financave: Akt kriminal
















TE FUNDIT

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
1 Shkurt, 2026

Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe...

Lexo më shumë

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
1 Shkurt, 2026

Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës...

Lexo më shumë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com