Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta, ka mbërritur në Tiranë për koncertin që do të mbajë sot në mbrëmje në sheshin Skënderbej. Gjatë një konference për mediat ai është shprehur krenar për atdheun e tij.
Ermal Meta ka falenderuar Shqipërinë që e votoi me pikët maksimale në Evrovizion, ai ka shprehur keqardhjen që Italia nuk dha asnjë pikë për Shqipërinë.
“Më erdhi pak inat që Italia nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë. Madje kam bërë edhe një si gjysmë sherri për këtë”, u shpreh Ermal Meta./opinion.al