Erjon Veliaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me përmbytjet në zonën e kryeqytetit. Në njoftimin e tij ai i bën apel qytetarëve të reduktojnë lëvizjet me makinë dhe të mos hedhin mbeturina në rrugë, pasi kjo konsiderohet si arsyeja kryesore që bllokon kanalet kulluese.
Ndonëse situata e reshjeve të këtyre ditëve ishte paralajmëruar prej disa ditësh, duket se nuk janë marr të gjitha masat e nevojshme.
Situata është nën kontroll, por ka disa zona të cilat paraqesin problematika:
- Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr (QENDRO LARG LUMENJVE)
- Bregut të Lumit – Pjesa ku ka ende ndërtime pa leje në shtrat
- Kthesa e Kasharit zona mes Bashkive Tiranë e Vorë
- Ura e Shkozës, Njësia 1 – ekskavatorët po nxjerrin tonelata me qese nga bllokimi
- Zona e Selitës – pjesa informale më problematike
- Zona e rr. Misto Mame
- Don Bosko
- Zona e Bregut të Lumit të Tiranës