Atmosfera e festës së Shën Valentinit ka qenë ndryshe këtë herë në kryeqytet. Përveçse është organizuar festa më e madhe ku janë veshur me fustan të bardh 100 nuse, po ashtu atmosfera në gjithë Tiranën i është përshtatur festës, me zemra, lule, e zbukurime te ndryshme.
Kryebashkiaku Veliaj shihet i rrethuar nga tre nuse, në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale. Ai ka pozuar i veshur me një kostum të zi, së bashku me 3 vazja të cilat kishin veshur fustane të bardhë. Foto duket se është realizuar në “Liqenin Artificial”, i cili njihet edhe si vendi simbol për festimin e Shen Valentinit./opinion.al