Pozimi i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj me gazetarin sportiv Eduard Manushi, njëkohësisht edhe drejtues i emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku të dy mbajnë në duar faqen e parë të gazetës sportive Panormasport, në të cilën shfaqet sulmuesi i Partizanit Xhevahir Sukaj, autori i golit të parë në derbin me Tiranën, ka shkaktuar një indinjatë të thellë te tifozët e Tiranës, të cilët nuk e kanë përtypur dot faktin që një nga aksionerët kryesorë te ekipi i tyre, siç është Bashkia, të pozojë me foton e ekipit që ata urrejnë më shumë dhe që përpos kësaj i mundi në derbin e fundit. Në faqen e tyre zyrtare F.K Tirona, që i përket komunitetit më të madh të tifozëve bardheblu, ata kanë lëshuar një lumë ofendimesh ndaj kryetarit të Bashkisë, madje duke shkuar deri aty sa kanë mallkuar veten për votën që i dhanë. Opinion.al sjell nëpërmjet një galerie fotosh komentet fyese të këtyre tifozëve ndaj Kryebashkiakut Erion Veliaj.