Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj po flet për mediat pas sherrit në Komisionin e Medias, ku PD e ndaloi të flasë pasi e kishte dëgjesën për nesër, ndërsa sot në axhendë ishte dëgjesa me ministren Kumbaro për Teatrin Kombëtar.
Pjesë nga deklarata e veliajt tek shkallët e kryesisë së Kuvendit:
“Jam ftuar për tu dëgjuar në Komision për projektin e Teatrit për ti dhënë qytetit një Teatër modern. Jam ftuar për të qenë në Komision nesër. Unë sjam i zgjedhur nga parlamenti, Unë jam zgjedh nga populli. Pra nuk e kam detyrim. Unë e kam me pasion këtë punë dhe sa herë është puna për të fol me mish e shpirt unë jam i gatshëm. Dhe kam lajmëruar se nesër jam në Barcelonë, se Sheshi Skenderbej është i nominuar për çmim. Kërkova që të dyja dëgjesat të bëheshin sot, unë e ministrja për shkak se nesër jam në Barcelonë. E kuptova që në fillim se ishte një kurth nga PD se aty mungonin edhe aktorët, ishte vetëm njëri që aspiron të bëhet drejtor me PD-në.
Ata që sillen si vandalë nuk e dinë se ku bie teatri. Sa i përket PD mund të them se ka ndryshuar selinë e vet disa here, pra ska nostalgji këtu. Se PD edhe pse ka humbur zgjedhjet mendon se është zgjeruar ka nevojë për ambiente, dhe nga Toptani shkoi tek SHQUP-i”.